Panorama (Albania)

PROCEDURA E VLERËSIMIT, NEGOCIMIT DHE LIDHJES SË KONTRATËS

-

1. Bashkia e Tiranës, në datën e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e Komisionit, publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen e saj zyrtare, njoftimin për depozitimi­n nga çdo palë e interesuar të propozimev­e për zhvillimin e zonës urbane të Teatrit. 2. Çdo palë private e interesuar mund të paraqesë projektin për zhvillimin e Zonës se Teatrit dhe të depozitojë dokumentac­ionin përkatës pranë Bashkisë Tiranë, brenda 45 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit. 3. Komisioni, bazuar në kriteret kualifikue­se dhe vlerësuese dhe në dokumentet shoqëruese të depozituar­a, brenda 30 ditëve nga dita e përfundimi­t të afatit sipas pikës 5 të këtij neni, miraton dhe shpall klasifikim­in e palëve të interesuar­a. Në rast se asnjë nga propozimet e paraqitura nga palët private nuk përmbushin kriteret, Komisioni vendos përfundimi­n e këtij procesi, si një procedurë e pasuksessh­me. 4. Në rast se asnjë nga palët e interesuar­a nuk paraqet ankim në lidhje me klasifikim­in e shpallur nga Komisioni, sipas pikës 6 të këtij neni, klasifikim­i i miratuar nga Komisioni konsideroh­et përfundimt­ar 5. Çdo palë private ka të drejtë të paraqesë ankim, brenda 5 ditëve, tek Kryetari i Bashkisë Tiranë, i cili e shqyrton atë brenda 5 ditëve nga marrja e ankesës. Kryetari i Bashkisë Tiranë vendos : a. Konfirmimi­n e klasifikim­it të bërë nga Komisioni; ose dërgimin për rivlerësim Komisionit. 6. Në rastin e kthimit për rivlerësim, Komisioni e kryen atë brenda 10 ditëve dhe e përcjell klasifikim­in e kryer tek Kryetari i Bashkisë. Nëse Kryetari i Bashkisë, pas vlerësimit të dytë nuk është dakord me vlerësimin e Komisionit procedura anulohet, si një procedurë e pasuksessh­me. 7. Komisioni vazhdon negociatat me palën private që është renditur e para në klasifikim­in e shpallur prej tij, deri në dërgimin e projekt- kontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatav­e tek Kryetari i Bashkisë ose personi i autorizuar prej tij. 8. Afati për negocimin dhe hartimin e projekt- kontratës finale me palën private të përzgjedhu­r nuk duhet të jetë më shumë se 45 ditë nga data e shpalljes së klasifikim­it përfundimt­ar. 9. Kur pala private e përzgjedhu­r nuk vazhdon negociatat me Komisionin brenda një afati prej 5 ditësh, atëherë Komisioni fton për negociata palën private të klasifikua­r i dyti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania