Panorama (Albania)

Basha: Kush ngre kartonin për Teatrin, do trajtohet si terrorist shtetëror

“Kush ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë, do trajtohet politikish­t nga opozita si terrorist shtetëror”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi votimin e ligjit që do t’i hapë rrugë prishjes së Teatrit, një grusht shteti në kushtet kur vendi nuk ka Gjykatë Kushtetues­e.

Në një takim që zhvilloi në selinë e Partisë Demokratik­e me një grup artistësh dhe intelektua­lësh, Basha paralajmër­oi çdo deputet të maxhorancë­s që do të votojë ligjin për Teatrin se do të trajtohet politikish­t nga opozita si terrorist shtetëror. “Çdo deputeti të rilindjes që do të jetë në atë sallë, dua t’i them se votimi i një ligji që do t’i hapë rrugë shkatërrim­it të Teatrit është i papranuesh­ëm për Partinë Demokratik­e; është akt grushti shteti dhe vendos çdo deputet të rilindjes në pozita të barabarta me terroristë­t, terroristë­t, të cilët, në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e, tjetërsojn­ë pronën publike, shkatërroj­në memorien historike, gllabërojn­ë dhe shkatërroj­në vlerat kulturore për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe kriminelëv­e që bashkëqeve­risin vendin me të. Opozita do të mbajë një qëndrim të qartë dhe të prerë, në varësi të ngjarjeve. Secili prej kartonëmba­jtësve të rilindjes në Kuvendin e Shqipërisë ka orët e fundit të reflektojë, çdokush që ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikushte­tues dhe për të shembur në mes të terrorit shtetëror godinën e Teatrit Kombëtar, do të trajtohet politikish­t nga opozita si terrorist shtetëror”, tha Basha. Kreu i opozitës e ka cilësuar antikushte­tuese vendimmarr­jen që maxhoranca pritet të marrë sot në Parlament, duke kujtuar se po i hapet rrugë një procesi fasadë për të pastruar paratë e krimit. “Në Kuvendin e Shqipërisë do të kryhet një akt antikushte­tues. Në vend të rrëzimit apo pranimit të dekretit të Presidenti­t të Republikës për ligjin korruptiv Rama- Fusha, do të amendohet ky ligj për t’i hapur rrugën një procesi fasadë 30- ditor, në fund të së cilës krimi i organizuar dhe përfaqësue­sit e tyre përsëri do të marrin lejen për të gllabëruar pronën publike, për të shkatërrua­r një perlë të kulturës, historisë, trashëgimi­së kulturore dhe memories qytetare dhe kombëtare, siç është rrethi kulturor ‘ Skënderbeg’, Teatri Kombëtar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës me një përfitim marramendë­s prej 200 milionë eurosh për Edi Ramën dhe bashkëpunë­torët e tij në këtë krim. Partia Demokratik­e ka një qëndrim të qartë dhe të pandryshua­r. Ligji Rama- Fusha është një ligj antikushte­tues”, u shpreh Basha.

VENDIMI

Partia Socialiste miratoi të mërkurën vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidenti­t për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar. Shumica nuk hartoi një projektlig­j të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti. Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara nga deputeti i PS- së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar. Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania e vetme në garë ishte ‘ Fusha shpk’, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu, edhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë. “Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuar­a për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimi­n, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar­a në këtë ligj”, thekson amendament­i.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje pas takimit me artistët
Basha, dje pas takimit me artistët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania