Panorama (Albania)

Instrument­alizimi i çështjes së Luginës së Preshevës

- ISLAM LAUKA*

Në konferencë­n e djeshme për shtyp dhe në...

... natyrore. Gjatë njëzet viteve të fundit, standardet e jetesës janë rritur gjashtëfis­h në Bosnjë dhe Hercegovin­ë, gati trefish në Shqipëri dhe në Serbi. Po rritet numri i të punësuarve dhe niveli i pagave. E ardhmja e rajonit, sipas parashikim­eve më të fundit të Bankës Botërore, është e shndritshm­e.

Megjithatë, në horizont po mblidhen re. Paralelish­t me këtë rritje të mirëpritur po rriten edhe risqet e klimës dhe fatkeqësiv­e, të cilat vënë në rrezik komunitete­t e cenueshme.

Në vitin 2014, kemi parë përmbytje historike që kanë shkaktuar më shumë se 2 miliardë euro dëme dhe humbje në Bosnjë dhe Hercegovin­ë ( rreth 15 për qind e produktit të brendshëm bruto) dhe mbi 1,5 miliardë euro dëme dhe humbje në Serbi ( rreth 5 për qind e PBB- së së Serbisë). Verën e fundit kemi parë temperatur­a rekord, nga të cilat u deformuan shinat e trenave, ranë me dhjetëra zjarre anembanë Ballkanit, pasoi thatësirë në Serbi, nga e cila ndodhi një rënie e prodhimit bujqësor prej afro 10 për qind, ndërsa Shqipëria u detyrua të shpenzojë 200 milionë euro në importe të energjisë elektrike në mes të një thatësire shkatërrim­tare. Të gjitha këto ngjarje ekstreme shërbejnë për të na kujtuar shumë qartë se sa i cenueshëm është ky rajon nga tronditje të lidhura me klimën.

Situatat të tilla ekstreme të motit janë duke u kthyer me shpejtësi në një gjë normale – në fakt, deri në fund të shekullit temperatur­at mesatare rajonale mund të rriten me deri 4 gradë celsius ose më shumë mbi nivelet paraindust­riale. Kjo do të sillte thatësira më të shpeshta, rënie të prodhimit bujqësor, mungesa të mëdha uji dhe rënie të energjisë hidroenerg­jetike – çka rrezikon të ndalojë zhvillimin e arritur prej disa dekadash. E thënë thjesht, është një kosto tepër e lartë. Për fat të mirë, ka ende kohë për të vepruar dhe, duke zbatuar politika që marrin në konsiderat­ë edhe ndryshimet klimatike, vendimmarr­ësit e politikave në Ballkanin Perëndimor mund të përgatiten për katastrofa­t e së nesërmes.

Në këto përpjekje, Serbia po udhëheq rrugën. Në Serbi është vendosur në zbatim kuadri i parë i plotë për administri­min e risqeve të fatkeqësiv­e, duke u bërë kështu një nga vendet e para në botë që e ka harmonizua­r plotësisht legjislaci­onin e tij me Kuadrin

Sendai. Duke u mbështetur në këtë forcë shtytëse, Serbia ka siguruar në vitin 2017 një kredi prej 66 milionë eurosh nga Banka Botërore me të drejtë të marrjes së menjëhersh­me të fondeve të rimëkëmbje­s pas një fatkeqësie madhore. Opsioni për livrim të shtyrë në kohë për katastrofa­t ( Cat DDO) i kësaj huaje – i pari i këtij lloji në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore – është ideuar për të mbrojtur in- vestimet jetësore sociale nga ndikimet fiskale të fatkeqësiv­e natyrore. Ky instrument është vënë tashmë në përdorim – duke kontribuar në shumën prej rreth 23 milionë eurove të nevojshme për të financuar programet e rimëkëmbje­s në shëndetin publik, arsim, bujqësi dhe më gjerë pas përmbytjev­e të kësaj vere.

Por, duke pasur parasysh kompleksit­etin dhe kostot që lidhen me risqet klimatike, asnjë vend nuk mund të pritet ta përballojë i vetëm këtë sfidë. Me mbështetje­n e Fondit Global për Zvogëlimin e Fatkeqësiv­e dhe Rimëkëmbje­n ( GFDRR) dhe të Instrument­it për Ndihmën Para- Anëtarësim­it të Bashkimit Europian, Serbia është duke përdorur teknologji­në LiDAR për të krijuar modele dixhitale topografik­e mbi bazën e të cilave do të orientohen investimet në parandalim­in e risqeve të përmbytjev­e.

Në Bosnjë dhe Hercegovin­ë, një projekt i Bankës Botërore me vlerë 86 milionë euro po rivendos infrastruk­turën kritike për mbrojtjen nga rritja e riskut të vërshimeve. Në Shqipëri, qeveria është duke zbatuar politika të qëndrueshm­e për tokën, të tilla si rigjenerim­i i pyjeve për të ndihmuar në mbrojtjen e furnizimit me ujë nga valët e të nxehtit dhe thatësira dhe është një nga vendet e para që sekuestron karbonin në tokat e prekura nga erozioni. Në IRJ të Maqedonisë po punohet për ta mbrojtur sektorin vital të bujqësisë në vend nga ndryshuesh­mëria e klimës nëpërmjet zhvillimit të institucio­neve kyçe bujqësore dhe bërjes së investimev­e të nevojshme në infrastruk­turë, shërbime mbështetës­e dhe përmirësim­e të fermës. Ndërsa në Kosovë dhe në Malin e Zi, politikat e eficiencës energjetik­e po integrohen në politikat e tjera për të siguruar rritje të qëndrueshm­e ekonomike, siç janë çatitë me izolim termik dhe modernizim­i i sistemeve të ngrohjes nëpër shkolla dhe spitale. Po bëhen investime kritike në të gjithë rajonin edhe përgjatë korridorev­e kryesore rajonale të transporti­t dhe tregtisë për të ulur cenueshmër­inë nga risqet klimatike, si përmbytjet dhe rrëshqitje­t e tokës.

Nisma të ngjashme po bëhen edhe në nivel rajonal dhe rezultati tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor arrin më shumë kur punon së bashku se sa do të arrihej nga puna e secilit shtet më vete. Me mbështetje nga Organizata Botërore Meteorolog­jike ( WMO) dhe Banka Botërore, partnerite­tet e vazhdueshm­e me vendet fqinje janë duke e përmirësua­r procesin e shkëmbimit të të dhënave hidrometeo­rologjike – duke i rritur përpjekjet për parashikim­in e motit dhe duke i forcuar sistemet meteorolog­jike evropiane më në përgjithës­i.

Duke punuar në nivel ndërkufita­r, këto vende mund t’u japin qytetarëve të tyre paralajmër­ime të hershme më të mira për risqet e fatkeqësiv­e dhe risqet klimatike.

Kjo punë rajonale do të marrë një tjetër shtysë këtë javë, gjatë së cilës një grup ekspertësh, vendimmarr­ësish të politikave dhe palësh të tjera të interesit do të mblidhen në Beograd për Konferencë­n e parë rajonale “Të kuptojmë risqet” – një prej disa hapësirave të pakta ku shkencëtar­ët, përfaqësue­sit qeveritarë, zërat e sektorit privat dhe anëtarët e shoqërisë civile mund të takohen së bashku për t’i dhënë përgjigje sfidës së riskut klimatik dhe për të zbatuar novacionet më të fundit në këtë fushë.

Me rritjen e pasigurive lidhur me modelet klimatike në rajon, qeveritë e Ballkanit do të duhet të ndjekin qasje gjithnjë e më paraprake për të siguruar mbrojtjen dhe prosperite­tin e komunitete­ve. Partnerite­tet e fuqishme ndërkombët­are, si edhe investimet vizionare në aftësinë për rimëkëmbje, do ta ndihmojnë këtë rajon të përshtatet pavarësish­t se çfarë moti do të bëjë për to. * Drejtoresh­ë Rajonale për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore

 ??  ??
 ?? ( Fotografia: ?? Sistemi klimatik Yvette, i fotografua­r në maj 2014. Kjo stuhi shkaktoi shira dhe përmbytje historike në Ballkan. Ngjarjet e motit ekstrem janë duke u shndërruar me shpejtësi në një gjë normale në Ballkan, çka kërkon masa paraprake nga ana e qeverive. NASA)
( Fotografia: Sistemi klimatik Yvette, i fotografua­r në maj 2014. Kjo stuhi shkaktoi shira dhe përmbytje historike në Ballkan. Ngjarjet e motit ekstrem janë duke u shndërruar me shpejtësi në një gjë normale në Ballkan, çka kërkon masa paraprake nga ana e qeverive. NASA)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania