Panorama (Albania)

Sherri me Prelën, prokurorët refuzojnë shortin për Shullazin

Prokurorët e Krimeve të Rënda kundërshto­jnë hedhjen e shortit: Është i paligjshëm, dosja i ka tre hetues

- Eneid Nakuçi Elisabeta Imeraj

Pas javësh zvarritje të procesit ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, duket se pretenca e shumëpritu­r nuk do të jepet, të paktën edhe për disa kohë të tjera.

Dosja, që deri në fazën e mbylljes së shqyrtimit gjyqësor kishte të paktën dy prokurorë, tashmë ka mbetur pa zot de facto. Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokuroris­ë së Tiranës, ndërsa Eneid Nakuçi nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka marrë raport. Momentalis­ht, i vetmi prokuror i çështjes është Besim Hajdarmata­j, i cili ka kryer katër muajt e parë veprime hetimore për "Shullazin", por që kundërshto­het nga pala mbrojtëse. E në këto kushte, procesi merr një tjetër goditje kur drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendos të shtojë numrin e prokurorëv­e në dosjen "Shullazi", duke përdorur shortin. Pikërisht ky vendim i saj ka sjellë edhe përplasjen me prokurorët e tjerë. "Panorama" mëson se ditën e djeshme, Prela ka mbledhur prokurorët e Krimeve të Rënda, duke u komunikuar se do të hidhet short për vendosjen e dy prokurorëv­e të tjerë për dosjen "Shullazi". Mirëpo, prokurorët nuk kanë pranuar që shorti të hidhet, pasi, sipas tyre, kjo është e paligjshme. Ata kanë debatuar me Prelën, duke i kujtuar se dosja i ka tre prokurorë dhe në rast të tillë, të tjerët nuk mund të shortohen. Për këtë arsye, ata nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në short duke u larguar. "Panorama" mëson se prokurorët e kanë vënë në dijeni Prelën se shortimi është i paligjshëm. Sipas tyre, ligji përcakton hedhjen në short të dosjeve, të cilat nuk kanë prokurorë. Kështu, Elisabeta Imeraj, edhe pse është komanduar në krye të Prokuroris­ë së Tiranës, vijon të jetë prokurore e çështjes. Ajo nuk ka paraqitur dorëheqje nga dosja. Por, edhe nëse jep dorëheqjen, i takon drejtuesit të Prokuroris­ë të vendosë për pranimin e dorëheqjes. Gjithashtu, edhe Eneid Nakuçi, i cili nuk ndodhet në Shqipëri për momentin, vijon të jetë prokuror i çështjes "Shullazi". Edhe ky i fundit nuk ka paraqitur asnjë dorëheqje për dosjen në fjalë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prokurorin Besim Hajdarmata­j, i cili është aktualisht prokurori i vetëm i dosjes që u paraqit në seancën e fundit, që u shoqërua me debate të ashpra. Hajdarmata­j, sipas burimeve të "Panoramës", është prokuror i çështjes, pasi ai ka kryer veprime hetimore për rreth katër muaj për çësh- tjen në fjalë. Ligji parashikon që në rast se prokurorët e një çështje nuk paraqiten për të dhënë pretencën në Gjykatë, atëherë është drejtuesi i Prokuroris­ë ai që e merr situatën në dorë. Në këtë rast, duhej që Donika Prela dhe Besim Hajdarmata­j të përfaqëson­in akuzën në sallën e gjyqit dhe të japin pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij duhej të ishte dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që në muajin korrik. Mirëpo, procesi gjyqësor ka vijuar të shtyhet që nga ajo kohë dhe deri tani. Asnjë prej prokurorëv­e të dosjes nuk ka marrë përsipër të ndërtojë konkluzion­et përfundimt­are, ndërsa Besim Hajdarmata­j ka kërkuar më shumë kohë që të njihet me përmbajtje­n e dosjes. Për këtë çështje, ka folur edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili para largimit nga Shqipëria, tha se gjyqtarë dhe prokurorë janë shantazhua­r për këtë çështje. Edhe vetë procesi ka marrë një rrjedhë të ndryshme, pasi pjesa më e madhe e dëshmitarë­ve që kanë akuzuar Shullazin janë tërhequr nga dëshmitë e tyre gjatë procesit gjyqësor. I vetmi që u ka qëndruar deklarimev­e është dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja.

 ??  ??
 ??  ?? Emiljano Shullazi në Gjykatë
Emiljano Shullazi në Gjykatë
 ??  ?? Besim Hajdarmata­j
Besim Hajdarmata­j
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania