Panorama (Albania)

PS rivoton shembjen e Teatrit, Rama: Nëse votohet sot, ne marrim më shumë deputetë

MAXHORANCA ME 75 VOTA HAP GAREN PER TEATRIN E RI KOMBETAR

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Maxhoranca miratoi me 75 vota pro dekretin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Përfaqësue­sit e shumicës, bashkë me dekretin e Presidenti­t, votuan edhe paketën e amendament­eve që deputetët e Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese sugjeruan sipas rekomandim­eve të kreut të shtetit.

Kryeminist­ri Edi Rama, veç fjalës së mbajtur për këtë çështje, nuk mori pjesë në votim. Shumica u tregua e kujdesshme përpara votimit të dekretit për të treguar se rruga që kishin ndjekur për paketën e amendament­eve ishte tërësisht ligjore. Në një kohë që opozita e kishte cilësuar shkelje të Kushtetutë­s korrigjimi­n e dekreteve të Presidenti­t, kryeparlam­entari Ruçi kujtoi disa precedentë kur Kuvendi nën drejtimin e demokratëv­e kishte miratuar ndërhyrje të tilla. “Opozita më ka sjellë një letër ku më kërkon që të mos shkelë Kushtetutë­n, duke më kujtuar se dekreti ose miratohet, ose rrëzohet. Pasi jam konsultuar për këtë çështje, dua t’ju kujtoj se Parlamenti ka pasur disa raste dhe këtu dua të përmend disa ndryshime në ligjin “Për legalizimi­n dhe urbanizimi­n e objekteve pa leje”. Në atë kohë në pushtet ka qenë opozita e sotme dhe për koincidenc­ë, komision përgjegjës ka qenë sërish ai i Veprimtari­ve Prodhuese. Po kështu edhe në 2016 në ligjin “Për masat shtesë publike”, është kthyer dekreti, është pranuar dhe janë votuar edhe dekreti dhe sugjerimet. Atë seancë e ka drejtuar pikërisht z. Spaho. Kështu që, precedentë­t e tyre janë përgjigjja më e mirë për ta”, sqaroi Ruçi. Pas miratimit të dekretit të Presidenti­t dhe amendament­eve për 60 ditë do të rihapet procedura për ndërtimin e Teatrit të ri Ko- mbëtar.

PROCEDURA Përfaqësue­si i maxhorancë­s, Ilir Beqaj, theksoi se maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Ko- mbëtar. Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë ko- mpanitë që do të garojnë. “Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologji­ke të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkoho­r dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksional­e përreth ndërtimit të ri”, thekson amendament­i. Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja e emrit të kompanisë “Fusha” nga ligji aktual.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, bashkia do të shpallë thirrjen për kompanitë e interesuar­a për të qenë pjesë e garës për ndërtimin e teatrit të ri. Kompanitë do të vlerësohen nga Komisioni, në të cilin është pjesë edhe bashkia, edhe aktorët. Ndërkohë që kriteret do dalin me vendim qeverie.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania