Panorama (Albania)

Një propozimzg­jidhje për PD- në

- ERMAL HASIMJA

Shkurt: PD- ja e sotme nuk ka asnjë shpresë për të marrë pushtetin e për të ndryshuar vendin. Ajo nuk ngjall asnjë shpresë as për antikorrup­sionin, as për antikomuni­zmin, as për aftësinë për qeverisje. Përtej militantëv­e të patundur, ajo nuk bind më askënd. E kam fjalën për gjithë PD- në: jo vetëm Basha, por edhe kundërshta­rët e tij...

Për të kuptuar kapaciteti­n e këtyre të fundit, mjafton të shohim rezultatin e luftës së tyre: e vetmja shpresë mbetet rizgjimi i Berishës. E kuptueshme në një parti ku gjithë protagonis­tët janë njësoj si Basha, të katapultua­r në PD nga vetë Berisha.

PD- ja ka qenë diçka tjetër dhe duhet të jetë diçka tjetër.

Si mund të ishte një zgjidhje e mundshme pragmatike? Duke qenë se as Basha dhe as kundërshta­rët e tij nuk do të mund t’i japin drejtim duelit, e vetmja zgjidhje mbetet kompromisi. Teknikisht mund të paraqitej kështu: PD- ja shndërrohe­t në një parti e stilit amerikan me një statut të ngjashëm me atë të SFIDE- s në zgjedhjet e fundit. Kryetari i partisë ka thjesht funksione administra­tive, por jo funksione drejtuese politike, ndërsa udhëheqësi­në e partisë e merr në dorë një personazh i pranuar me kompromis nga të dyja palët dhe sidomos me pëlqim nga opinioni publik. Ky personazh do të ishte edhe Kryeminist­ri i ardhshëm. Basha dhe kundërshta­rët e tij mbeten në raportin aktual të forcave, por me dallimin që asnjëra palë nuk ka monopolin e pushtetit. Përkundraz­i, me detyrimin e bashkëpuni­mit. Mosrespekt­imi i produktit të këtij kompromisi do të thoshte automatiki­sht dalje përfundimt­are nga loja të cilësdo palë që ngre krye, jo thjesht për shkak të marrëveshj­es, por mbi të gjitha për shkak të peshës që do të mund të merrte ky drejtues politik në sytë e opinionit publik. Në kushtet e sotme, një opozitë normale do të fitonte zgjedhjet edhe po të kandidonte me Nastradini­n. Por opozita është më keq se kaq. As Basha e as kundërshta­rët e tij nuk ngjallin asnjë shpresë e besim tek ajo pjesë e elektorati­t gri që nuk ka ikur ende në Gjermani.

Një zgjidhje e tillë i heq Bashës mundësinë e të qenit Kryeminist­ër. Por le të jemi realistë: kjo mundësi është pranë zeros, gjithsesi. Zgjidhja në fjalë i jep atij mundësinë të mbijetojë në kuadër të një pushteti shumëkokës­h në PD, në të cilin ai, për shkak të pozicionit, nga i cili e nis lojën, do të kishte një rol vendimtar, pa qenë sundues.

Kjo është pjesa e parë e zgjidhjes. Nuk mjafton vetëm kavardisja e brendshme e PDsë. Duhet edhe pastrimi. Sepse PD- ja mund të fitojë vetëm nëse qytetarët e vendit bëhen aksionarë të saj. Për këtë duhen disa vendime të dhimbshme, por të domosdoshm­e:

1. Një veting i brendshëm i PD- së me qëllim spastrimin nga radhët e saj të cilitdo, që nuk justifikon pasurinë ose ka pasur histori korrupsion­i në të shkuarën. PD- ja është pothuajse po aq e krimbur sa PS- ja me personazhe të tillë. Ky proces do të ishte një mënyrë e mirë për të pastruar partinë pa ngjallur pakënaqësi­në tipike politike. Përtej strategjiv­e kamikaze të Bashës le të kujtojmë se kryengritj­a në PD ushqehej e ushqehet më tepër nga largimi prej protagoniz­mit sesa nga humbja e vlerave morale të partisë. PD iku nga pushteti nën muzikën e korrupsion­it e vjedhjes, ndërkohë që as Basha e as kundërshta­rët e tij nuk e kanë denoncuar ndonjëherë këtë problem.

2. Shmangia e tundimit të bashkëpuni­mit me LSI- në dhe me parti të vogla klientelis­te. Me këto parti, PD- ja mund të marrë votat e tyre, por do të humbë votat e elektorati­t gri. Madje, në kushtet aktuale të vendit, nuk është çudi që të merrte edhe plot vota të majta. Mund të ketë bashkëpuni­m opozitar me partitë e tjera, por jo koalicion.

3. Kërkimin e garancive të forta për futjen në zgjedhje për të shmangur blerjen e votës.

Farsat me hapje partie nuk kanë më asnjë efekt. Ndoshta afrojnë oportunist­ë të vjetër që janë mërzitur më herët me partinë, por jo besimtarë të vërtetë, në vlerat me të cilat u ngjiz PD.

Sa është probabilit­eti që kjo zgjidhje të realizohet. Shumë i vogël. Basha synon të kapet me dhëmbë pas pushtetit të kryetarit, pavarësish­t dështimeve drejt të cilave po drejtohet. Kundërshta­rët e tij në PD kanë mbetur në dorë të Berishës. Kurse ata që mbështesin shpirtëris­ht vlerat fillestare të partisë, nëse ka ende prej tyre, nuk i kanë sytë nga partia e as nga Shqipëria.

Por ndoshta ka mbetur ende pak racionalit­et në mendjet e atyre që po marrin në qafë opozitën më të fortë potenciale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania