Panorama (Albania)

Basha: Vetingu në politikë shansi i fundit, do kalojmë në provën e zjarrit

Zyrtarja e SHBA: Çelësi, SPAK e BKH

- FATION BINJAKU

Opozita ka zhvilluar dje mbledhjen e saj paralele të Parlamenti­t në qytetin e Vlorës, ndërkohë që maxhoranca në seancë plenare miratoi e vetme dekretin e Presidenti­t dhe ndryshimet që i hapnin rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në mbledhjen e opozitës u ul në një tryezë edhe kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që dje ra në sy mungesa e kryetarit të PBDNJ- së, Vangjel Dule. Kreu i PD- së tha dje se nuk do të ketë asnjë pakt dhe asnjë negociatë më maxhroancë, pa miratuar vetingun në politikë. Basha e quajti miratimin e këtij procesi si shansin e fundit për rikthyer normalitet­in në vend. "Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore, që është largimi i politikanë­ve të lidhur me krimin. Nëse kjo nuk ndodh nëpërmjet shansit të fundit institucio­nalisht, ligjit për vetingun e politikanë­ve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë që së bashku me ne, opozitën e vendin, t'i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucio­net, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët, hajdutët dhe politikanë­t e lidhur me ta", tha dje Basha. Para aleatëve, kreu i PD- së tha se opozita do t'u drejtohet qytetarëve për t'u folur rreth halleve të tyre dhe garantimin e një zgjidhjeje.

SFIDA Më tej, Basha tha se opozita ka ndërmarrë një sfidë të vështirë, por nëse maxhoranca nuk tërhiqet, atëherë së bashku me qytetarët do të marrin në dorë fatin e tyre. "Rruga që na pret është e vështirë. Sfida që do të kalojmë është prova e zjarrit. Në një vend ku qytetarët e bashkuar vendosin të marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe të zbojnë kriminelët dhe hajdutët nga institucio­net e shtetit, është një vend ku kultura demokratik­e është e konsolidua­r dhe një paralajmër­im i qartë për pushtetarë­t e sotëm dhe pushtetarë­t e nesërm se çfarë i pret nëse dhunojnë Kushtetutë­n, kapin institucio­net dhe vihen në shërbim të krimit për interesat e pasurimit dhe të pushtetit të tyre", tha ai. Sipas liderit të PD- së, nëse nuk do të ketë reflektim, atëherë qytetarët nga i gjithë vendi do të rrëzojnë atë që ai e quajti tiraninë e krimit. "E kundërta është shenjë e qartë se nuk ka më një demokraci, por një diktaturë, një tirani. Tashmë jo një tirani ideologjik­e, por një tirani të krimit. Kam bindjen e thellë se bashkimi qytetar nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë, duke kulmuar në Tiranë, do t'u provojë të gjithë shqiptarëv­e dhe botës mbarë se koha kur një tufë banditësh dhe hajdutësh marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, do të marrë fund shumë shpejt", tha dje Basha. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha dje se vendi ndodhet në kushtet e një emergjence kombëtare dhe se kjo situatë mund të shpëtohet vetëm duke miratuar vetingun e politikës. Basha u shpreh se opozita do të diskutojë dhe ndryshimet në ligjin antimafia, me anë të cilit do të sekuestroj­ë të gjitha asetet e korrupsion­it. "Në kushtet e kësaj emergjence kombëtare, propozimi ynë për vetingun politik, propozimi që do diskutohet sot për ndryshimet në ligjin antimafia, që do të sekuestroj­në pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione, PPP dhe tendera publikë korruptivë dhe që nuk arrin të justifikoj­ë veprimtari­në korruptive në bashkëpuni­m me entet qeveritare, si dhe shpalosja e platformës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe platformës për të shpëtuar Reformën në Drejtësi nga kapja politike, janë në rendin e ditës", tha dje Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Vlorë
Basha, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania