Panorama (Albania)

Rama rrëzon Gjinushin: Duhet ballafaqim me platformën Fuga

-

Dy platforma, njëra zyrtare e tjetra kontribut i një njeriu të vetëm, do të përballen për të sjellë më të mirën e për të çuar në të shumëpritu­rën reformë të Akademisë së Shkencave. Dje, në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për veprën më të mirë shkencore kushtuar Skënderbeu­t dhe epokës së tij, Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh, se më në fund, duket se gjërat po lëvizin. “Ju kërkoj ndjesë dhe leje që të mos bëj kurrsesi njeriun që shfrytëzon mundësinë e postit të lartë për të predikuar mbi veprat dhe mbi cilësitë e tyre, pasi nuk është kjo as detyra, por as aftësia ime, por ta shfrytëzoj këtë moment komunikimi për të shprehur një lloj kënaqësie të moderuar lidhur me faktin që sot jemi në një fazë ku mund të shikojmë dritë në fund të tunelit sa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave. Më në fund gjërat dhe forcat u vunë në lëvizje të vonuar, por sot që flasim jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjës­i nga grupi i ngritur për të propozuar këtë reformë, nën drejtimin e profesor Skënder Gjinushit, por edhe përballë një platforme alternativ­e të propozuar nga prof. Artan Fuga”, tha Rama. Sipas tij, është në të mirë të Akademisë që të dyja këto platforma të shqyrtohen pa paragjykim. “Nëse do rrinim striktë proceduria­lisht në lidhje me tekstin e reformës, do të falënderon­im Fugën për kontributi­n e tij dhe do të ecnim para pa u ndalur asnjë sekondë me tekstin e sjellë nga grupi i punës. Por ajo që na duket e arsyeshme është që të ndalemi një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes dy alternativ­ave, njëra është e veshur me petkun zyrtar dhe tjera si kontribut nga një anëtar i Akademisë. Për ta lënë në diskutim mes jush dhe me ju. Mbase në platformën e grupit të punës gjithçka është si duhet, por mbase në platformën alternativ­e ka gjëra për t’u marrë në konsiderat­ë, mbase ajo është më e mirë se e grupit të punës, këto nuk na takojnë t’i themi ne, unë apo ministria. Është e rëndësishm­e që në fund askush të mos paragjykoj­ë rezultatin dhe të mos ketë ndarje për shkak se njëra platformë pati mbështetje­n e qeverisë dhe tjera erdhi si një formë rebelimi ndaj saj”, shtoi Rama. Sipas tij, në platformën e grupit të punës ka elementë që janë të kërkuar nga koha dhe gjetja e dakordësis­ë përbën një gur themeli për ecurinë e Akademisë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Akademinë e Shkencave
Kryeminist­ri Rama, dje në Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania