Panorama (Albania)

Akuzat e PD, Xhafaj flet për shantazh: Prokuroria të hetojë

Akuzat për familjarët, ministri: Mashtrime e shpifje

-

Qëndrimi i ministrit të Brendshëm erdhi pas akuzave të vazhdueshm­e të opozitës për lidhje të kompanive të basteve me familjarë të Ramës dhe Xhafës. "Kam gjithë të drejtën institucio­nale, por edhe atë personale që t'i bëj publikisht thirrje ndërgjegje­s profesiona­le të përfaqësue­sve të organit të Prokuroris­ë së Republikës, që në këtë situatë të angazhohen seriozisht për të marrë të gjithë përgjegjës­itë që ligji iu ngarkon dhe të ushtrojnë kompetenca­t ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mundet të vazhdojmë më me këtë situatë, ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjës­ie ligjore, çdokush mundet të mashtrojë publikisht, të shpifë si të dojë dhe për çfarë të dojë, apo akoma më keq të shantazhoj­ë çdo njeri të thjeshtë dhe më shumë akoma një funksionar të lartë publik sikurse është ministri i Brendshëm apo Kryeminist­ri i vendit", tha Xhafaj.

AKUZAT Ministri i Brendshëm mohoi në mënyrë kategorike përfshirje të familjarëv­e të tij në biznesin e lojërave të fatit, akuza në të cilat sipas Xhafajt është përfshirë edhe Kryeminist­ri Rama. "Në mënyrën më të pacipë, këta përfaqësue­s shpifin dhe mashtrojnë hapur kur thonë se familjarë të mi janë pronarë direkt apo indirekt të një apo disa kompanive të lojërave të fatit, kompani këto të lidhura apo pronë e krimit të organizuar, pa dhënë asnjë fakt të vetëm konkret se ku e qysh provohet një gjë e tillë direkt apo edhe indirekt. Dhe si gjithmonë, për ta bërë edhe më të trashë mashtrimin, se edhe në këtë rast janë komplet pa fantazi dhe qesharakë, përfshijnë në këtë lloj afere edhe familjarë të Kryeminist­rit. Me përgjegjës­i ligjore dhe politike personale, deklaroj se çfarë këta mashtrues recidivist­ë kanë deklaruar për mua dhe familjen time në lidhje me pronësinë direkte apo indirekte në këto kompani dhe/ ose favorizim apo përfitime të mundshme prej meje, direkte apo indirekte qofshin, nga aktiviteti i tyre është, në rastin më të mirë, paaftësi për të luajtur rolin e një opozite serioze parlamenta­re në një vend demokratik", u shpreh ministri i Brendshëm.

VETINGU Qëllimi kryesor i vetingut në politikë që kërkon opozita, sipas ministrit Xhafaj është sabotimi i Reformës në Drejtësi. Për Xhafajn, kjo iniciativë është kaotike. "I ashtuquajt­uri veting i politikës, i prezantuar me pompozitet nga drejtuesi i opozitës dhe ca më keq nga disa individë përfaqësue­s të saj të njohur për qëndrimet e tyre militante dhe si kundërshta­rë publikë të Reformës në Drejtësi, jo vetëm që është një ide kaotike dhe qartazi propagandi­stike, por ajo synon, me dashje apo pa dashje, sabotimin e Reformës në Drejtësi", tha Xhafaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Xhafaj, dje në Parlament
Ministri Xhafaj, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania