Panorama (Albania)

Historia e Qerbelasë, epope kundër diktaturës

FERDINAND SAMARXHI MJESHTER I MADH

- FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH

Historia e njerëzimit, që nga gjeneza e saj, është e mbushur dhe përshkruar me plot ngjarje, të cilat me vlerat, rëndësinë e tyre, jo vetëm nuk harrohen, por edhe pse kohët kërkojnë t'i largojnë dhe zvenitin në mjegullnaj­ën e tyre, të honeve e shekujve, më tepër përcjellin mesazhe të mëdha dhe mësime historike për kohën që jetojmë. Mesazhet e tyre flasin sot shumë dhe janë si epope ngadhënjye­se për historinë e njerëzimit.

Shekulli VII hyri në histori si Epope e Qerbelasë. Këtu do të niste historia për demokraci e kombit arab, në ujdhesën e tyre arabike. Arabia jetonte në një obskuranti­zëm të tejskajshë­m, nën një idhujtari të plotë, ku çdo gjë u drejtohej dhe u besohej idhujve të ndryshëm si gurë, pemë, vende, fenomeneve të ndryshme, por veç një Zoti, Jo. Mendimi obskuranti­st përcillte mjerim, kanibalizë­m dhe asgjë tjetër. Pushteti i kohës ishte mishërim më së miri i jetës së arabëve që vuanin nën dhunën e egër, mizore të jetës. Lindja e profetit Muhamed a. s, në 20 prill 571, pas Krishtit, erdhi dhe lindi si një dritë në shkretëtir­ën e pafundme të stepave arabe, shpëtimtar i njerëzimit, siç e ka quajtur shkrimtari i madh botëror, Berbard Shaw. Atë duhet ta quajmë për kohën shpëtimtar të njerëzimit. Kurrë njeriu nuk i ka vënë vetes vullnetari­sht qëllimin më të lartë, të rrënojë besëtytnit­ë që ishin kultivuar ndërmjet njeriut dhe Zotit. Në çdo germë që bëhej ligj, ai ndërtoj nacionaliz­ëm shpirtëror islam, urrejtje gjithë zotave dhe dashuri të besimit te një Zot i vetëm, të pamaterial­izuar. Njeriu që krijoi një religjion, të cilin e pranuan miliona e miliona njerëz dhe që shndërroi islamin në një ee universale. Njeriu që triumfin dhe luftën kundër idhujtaris­ë e kurorëzoi me mëshirë dhe falje. Njeriu që u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar, pa përdorur forcën si logjikë antinjerëz­ore. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmër­isë, mëshirës dhe besimit, që erdhi si shpëtim dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, për të gjithë botët.

Në kushtet kur jeta rëndohej nga tmerr i vërtetë, çnjerëzor, kur diktatura famëkeqe e Jezitit të Mavisë mbante dypushteti­n, administra­tivo- politik dhe fetar dhe mësynte çnjerëzish­t deri në më ekstremet më kanibale të kohës, ku foshnja po të lindte femër, therej apo groposej e gjallë, Imam Hyseni, ky shenjtor i madh, do të lindë si një prijës, që do të luftojë për emancipimi­n e jetës, shoqërisë njerëzore të kohës, që njerëzit, edhe pse në kohën e paditurisë, të besimit ende të idhujtariv­e të ndryshme dhe të fillimit të besimit në një zot të vetëm, në Allahun e tyre, të kishin të drejtat themelore të jetës, që edhe femra të jetonte dhe gëzonte jetën e saj njëlloj si krijesat e tjera.

Imam Hyseni lindi si një fëmijë i dytë, i Imam Aliut, djalit të vëllait të profetit Muhamed a. s dhe vajzës së profetit Muhamed a. s, Fatimesë ( në ujdhesën arabike martesat lidheshin dhe bëheshin ndërmjet trungut të familjeve, traditë kjo që vazhdon ende, me kufizime, në shumë vende arabe), në datën 3 të muajit Shaban, të vitit të katërt Hixhri, në qytetin e Medinës- Arabi. Që në fillim, Imam Hyseni spikat me vizionin e tij, duke luftuar krahë për krahë me të atin e tij, Imam Aliun, në luftërat e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit. Së bashku më të vëllanë e tij, Imam Hasanin, dhe gjithë Ehli- Bejtin, përjetoi të gjitha ndodhitë. Në Medinë, ku lufta ishte më e ndjeshme për mbrojtjen e islamit, ata ishin në ballë si strategë të përhapjes dhe mbrojtjes së tij, të besimit në një Zot të vetëm, Allahut të gjithëpush­tetshëm, gjithëfuqi­shëm, gjithëmësh­irshëm dhe se vetëm ky besim duhet të përshkonte dhe pushtonte çdo zemër arabe. Profeti Muhamed a. s, në një Hadithë të tij, duke e vlerësuar shumë rolin luftëtar, si prijës për paqen dhe emancipim të jetës dhe shoqërisë arabe, për Hysenin thotë: Hyseni është prej meje dhe unë prej Hysenit. Allahu e do atë që do Hysenin. Hyseni është degë prej degëve të pemës së Ehli- Bejtit. Mbas të vëllait, të Imam Hasanit, Imam Hyseni ishte një prijës fetar, Imam, që përkon me fundin e Kalifatit të Mavijes dhe fillimin e Kalifatit të Jezitit ( djalit të Mavisë, mbretit famëkeq të kohës). Duke qenë një strateg i madh dhe vizionar për kohën, ai do të vazhdojë të respektojë marrëveshj­en e paqes që kishte firmosur vëllai i tij i madh Imam Hasani, me mbretin e kohës, Mavijë. Duke jetuar në kushte ende të pazhvillua­ra politike të kohës, si vizionar i paqes ai nuk ndërmori ndonjë veprimtari kundër pushtetit administra­tiv- politik të kohës, por iu dedikua punës së madhe, përçimit dhe tregimit të islamit, të vlerave të tij të mëdha, të cilat i shihte si feja dhe besimi i së ardhmes dhe shpëtimit të arabëve në ujdhesën e tyre, si besim dhe emancipim i jetës dhe shoqërisë njerëzore për kohën. Duke mos u pajtuar kurrë me politikën obskuranti­ste të kohës, kanibalizm­in që përjetonin arabët, ai nuk do të pranonte kurrë mbretërinë e diktaturës së Jezitit Mbret. Medina dhe më vonë Meka do të bëhej për të qëndresa dhe vendi i banimit të tij, ku ai do të vazhdonte luftën e tij, më shumë dhe në kushte më të vështira. Duke qenë se Ujdhesa arabike, përjetonte dhe ishte në prologun e ndryshimev­e të mëdha të mosbesimit të idhujtariv­e dhe fillimit të një besimi të vetëm, islamit, që shihej si një dritë për jetën e njerëzve, ai do të evokonte dhe mëkonte në të gjithë arabët, se islami duhesh përqafuar dhe se kjo do të arrihej vetëm kundër diktaturës së kohës, që ishte mishërim i obskuranti­zmit dhe idhujtariv­e, Jezitit të Mavisë. Kufa ishte qyteti që përjetonte më shumë ndryshimet që kishin lindur në vendet arabe dhe që banorët e saj ishin më të prirur për këto ndryshime. Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë ziente lufta, midis besimtarëv­e dhe jobesimtar­ëve, pranoi kërkesat e shumta të banorëve të Kufës dhe Sheitëve të Irakut, që të vinte e të vihej në krye të tyre për të përmbysur diktaturën. Dërgimi i letrave, pranimi i kërkesave të tyre, marrje së besës nga banorët e Kufës dhe të Basras, nëpërmjet Myslymit Akilit, përfaqësue­sit të denjë të tij, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri la Mekën dhe iku në drejtim të Irakut.

Prishja e besës,( në kohën e Ujdhesës arabike ishin veprime si statuse për lidhjen dhe zgjidhjen e problemeve) nga ana e banorëve të Kufës dhe martirizim­i i Myslym Akilit tensionoi situatën, përshkallë­zoi atë, kur ende, kushtet dhe Imam Hyseni nuk ishin përgatitur për luftë, gjë që bëri që Imam Hyseni, duke udhëtuar drejt Kufës, para se të arrinte në këtë qytet u gjend i papërgatit­ur, i rrethuar pabesisht nga një ushtri më një numër të madh, të drejtuar nga Jeziti i Mavisë, në krahasim me 72 luftëtarët e ngushtë të Imam Hysenit, që nuk shkonin për luftë, por vetëm për t'u bashkuar me lëvizjet dhe për t'i drejtuar më vonë ata.

Imam Hyseni, edhe pse kërkonte të luftonte kundër diktat-

urës së kohës, duke përjetuar dhe përcjellë mesazhe paqeje, do t'u drejtohej banorëve dhe ushtrisë: "O ju kombi i mundimdhën­ës. Nuk keni frikë nga Perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrest­arët e Filit i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil? A keni frikë prej atij Zoti, që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshta­rët e Profetit Nuh i bëri të vuajnë? O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë Perëndi dhe te Profeti, që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija që po bëni. Mendoni fundin e jetës suaj. Pra, jepuni fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë, ose Rumisë e t'ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se nuk do t'i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se me doemos doni të luftoni me mua, atëherë, të paktën, që mund të bëni, dilni një nga një në fushën e luftës".

Duke portretizu­ar tablonë dhe skenografi­në e luftës së diktuar, të pabesë, të pabarabart­ë të Qerbelasë, poeti ynë u madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, në kryeveprën e tij "Qerbelaja" shkruan:

Engjëll që m'u qase pranë/ Nga i madhi Zot,/ Pse më rrëfen Qerbelanë?/ A do të derdh lot? … Më ç'do an' i ka rrethuar/ Kombi faqezi/ Komb i lik i mallëkuar/ Posi mizëri!

Edhe pse kushtet e luftës, në kohën e Ujdhesës arabike ekzistonin, përsëri luftëtarët e Qerbelasë, me prijësin e tyre Imam Hysenin dhe pse pabesisht të rrethuar me numër të pabarabart­ë, ishin dhe të tradhtuar. Edhe Eufrati, lumi ku ata mund të mëkoheshin me ujë, për vazhdimësi­në e jetës dhe të luftës, nga Jeziti, ishte i helmuar. Ujët ua kanë prerë/ Janë në shtrëngim/ I ka marrë etja shumë Si foshnja e të mjerë/ Me sy në lot vajtojnë Siç thotë legjenda dhe historia, Abaz Aliu, duke parë buzët e thara të foshnjave dhe lotët e tyre, mori dy- tre foshnja ndër duar, në tempullin e lashtë, të shenjtë, të Dodonës Pellazgjik­e, në Tomorr dhe mëkoi foshnjat me ujë dhe prej këndej, shkoi përsëri për të vazhduar luftën, në Qerbela.

Ç'është ai që shkon kaluar,/ Ikën si veriu, / Me dy- tri foshnja në duar?/ Është Abaz Ali/ Abaz Aliu zu Tomorr,/ Erdhi afër nesh…

Në 20 tetor të vitit 680, në Irak ra heroi, i cili skuqi fushën e Qerbelasë, ku u derdh gjaku dhe u shkrua historia.

O moj fushë e Qerbelasë!/ Që më rri ndër sy,/ Plot me gjak t' AliAbasë,/ Vallë ç'ësht' ay?

 ??  ??
 ??  ?? Epopeja e pabarabart­ë e Qerbelasë. Imami Hyseni, i vetëm lufton përballë ushtrisë së Jezitit
Epopeja e pabarabart­ë e Qerbelasë. Imami Hyseni, i vetëm lufton përballë ushtrisë së Jezitit
 ??  ??
 ??  ?? Në mes 72 heronjtë e Qerbelasë me Imam Hysenin në krye, të rrethuar nga falangat e mëdha të ushtrisë të diktatorit të Jezitit të Mavisë
Në mes 72 heronjtë e Qerbelasë me Imam Hysenin në krye, të rrethuar nga falangat e mëdha të ushtrisë të diktatorit të Jezitit të Mavisë
 ??  ??
 ??  ?? Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi- Legjenda e Bektashizm­it
Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi- Legjenda e Bektashizm­it
 ??  ?? Sot Qerbelaja flet shumë
Sot Qerbelaja flet shumë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania