Panorama (Albania)

Rama nxjerr dokumentin: Basha kryetar bashkie privatizoi Estradën

Reagimi i Bashës: Kryehajdut­i kërkon skutave për shkresa të pavlera. Ku janë kinematë që Rama i zëvendësoi me pallate?

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryeminist­ri Edi Rama e cilëson hipokrite gjithë përpjekjen e opozitës për të ndalur ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Për të treguar se shqetësim i opozitës nuk ka qenë asnjëherë teatri, Rama në Parlament publikoi një dokument ku kreu i PD- së, Lulzim Basha, në cilësinë e kryebashki­akut të Tiranës shkëmbente korrespond­encë me ish- ministrin e Ekonomisë, Florion Mima, për të privatizua­r godinën e estradës së kryeqyteti­t. “Ajo që më nxori këtu është një shkresë, të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë, ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar i bashkisë. Dhe çfarë i kërkon? I kërkon privatizim­in e Teatrit të Metropolit, ( Teatri i Estradës – shënon Floriani) – për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicio­n të Bashkisë së Tiranës, i transformu­ar nga një kafene e degraduar në një Teatër të Metropolit, përpara se Lulzim Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për Partnerite­t Publik Privat, as për të ndërtuar një Teatër të ri të Metropolit në këmbim të një kontributi të zotit Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të zotit Veliaj, pasi të investon- te për Teatrin e ri, por privatizim për të ndërtuar pallat. Pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi”, theksoi Kryeminist­ri.

REAGIMI Në një reagim lidhur me akuzën e Kryeminist­rit, Basha ka kujtuar se Teatri i Metropolit është ende aty, ndërkohë që shumë objekte të kinemave që kanë qenë në kryeqytet sot janë pallate. “Kryehajdut­i kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, Kinema Partizanin, Kinema Ali Demin i ka shkatërrua­r Rama dhe ka ndërtuar pallate”, sqaroi Basha. Por për kreun e qeverisë, hipokrizia e demokratëv­e është e qartë kur flasin për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që kur kanë pasur pushtet kanë kërkuar privatizim­in e këtyre objekteve. “Natyrisht që estrada është domain ekskluziv i PD- së dhe është absolutish­t e drejta legjitime e Lulzim Bashës, e Florian Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit. Por në rastin konkret, jemi përpara një shembulli nga qindra e mijëra shembuj që mund të nxjerrim, për të ballafaqua­r fytyrën e tyre kur flasin, me fytyrën në pasqyrën e fakteve të punës së tyre, që tregon se sa hipokrite është e gjithë përpjekja e tyre. Është hipokrite kur bërtasin për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund, që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsideroh­et. Ndërkohë që, po ju jap një shembull, e ka skenën 8 metra të gjerë. E dini se sa është gjerësia e skenës së Teatrit të ri të Turbinës? 24 metra. 8 metra e ka Teatri Kombëtar. Edhe sikur të merrnim hipotezën që do të mund të restaurohe­j, gjë që është e pamundur dhe e panevojshm­e, përsëri do të kishim një skenë prej 8 metrash, – vatër kulture, – në rastin më të mirë”, sqaron kreu i qeverisë.

 ??  ?? Korrespond­enca mes Mimës e Bashës për privatizim­in e “Metropolit”
Korrespond­enca mes Mimës e Bashës për privatizim­in e “Metropolit”
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania