Panorama (Albania)

Kryeprokur­orja: Vlora ka kriminalit­etin më të lartë

"Ka një rritje me 10 për qind të njoftimeve të veprave penale"

-

Kryeprokur­orja e Përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku, nga Kuvendi i Shqipërisë deklaroi se nga të dhënat e kriminalit­etit qyteti i Vlorës rezulton me kriminalit­etin më të lartë. Gjatë raportit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për vitin 2017, Marku sqaroi se qyteti me kriminalit­etin më të ulët rezulton Dibra dhe theksoi se ka pasur një njoftim në lidhje me njoftimin e veprave penale. "Në lidhje me të dhënat e kriminalit­etit rezulton që kriminalit­etin më të lartë e ka Qarku Vlorë dhe atë më të ulët Qarku Dibër. Sa u takon raporteve mes krimeve dhe kundërvajt­jeve penale bazuar në statistika­t që disponohen rezulton që 87 % u përkasin krimeve, ndërkohë që pjesa tjetër u përkasin kundërvajt­jeve. Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm lidhur me njoftimin e veprave penale krahasuar me një vit më parë. Ka një rritje me 10% të njoftimeve të veprave penale. Numri më i lartë i procedimev­e penale është regjistrua­r në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier e Korçë. Numri më i vogël i procedimev­e është regjistrua­r në Përmet, Pukë e Mat", deklaroi Marku në Parlament. Kryeprokur­orja ka sqaruar edhe punën e bërë për luftën ndaj korrupsion­it. "Numri i procedimev­e penale për korrupsion aktiv të funksionar­ëve publikë është 124 apo 163.8% më shumë krahasuar me vitin 2016. Korrupsion­i në sistemin e drejtësisë ka ulje, vetëm 1 procedim penal me katër të pandehur. Ndërsa një vit më parë, 3 procedime penale", sqaroi Kryeprokur­orja. Sipas të dhënave të raportit vjetor të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, rezulton se në vitin 2017 janë filluar kryesisht 148 procedime penale nga ana e Prokuroris­ë. "Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2017 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1822 kallëzime, që do të thotë rritje prej 17,3 % në krahasim me vitin 2016; në vitin 2016 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1553 kallëzime, që do të thotë rritje prej 31,5 % në krahasim me vitin 2015; në vitin 2015 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1181 kallëzime, që do të thotë ulje prej 7,4 % në krahasim me vitin 2014; në vitin 2014 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1275 kallëzime, që do të thotë rritje prej 17,3 % në krahasim me vitin 2013, ndërsa në vitin 2013 rezulton të jenë 1087 kallëzime", thuhet në raportin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

 ??  ?? OPOZITA, DJE GJATE MBLEDHJES NE VLORE
OPOZITA, DJE GJATE MBLEDHJES NE VLORE
 ??  ?? Tabela e kriminalit­etit për vitin 2017
Tabela e kriminalit­etit për vitin 2017
 ??  ?? Kryeprokur­orja, Arta Marku
Kryeprokur­orja, Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania