Panorama (Albania)

Rama: Vetingu i politikës një palaçollëk, në zgjedhje fitojmë më shumë se sot

“Politikanë­t nuk mund të hiqen nga jeta politike se të kapa unë një fotografi. Vetingun moral e bën vota”

- TIRANE Kryeminist­ri Rama

Trualli i Teatrit Kombëtar është e vetmja pasuri që ka shteti, populli, artdashësi­t. Trualli siç është, pa asnjë metër katror më pak, do të kthehet në Teatër Kombëtar pa asnjë kokërr leku investim të popullit shqiptar me investimin privat

Kryeminist­ri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan të gazetarit Blendi Fevziu, e ka quajtur si palaçollëk propozimin e PD- së për vetingun e politikanë­ve.

Rama përballë një paneli gazetarësh ka thënë se nuk mund të hiqen politikanë­t nga jeta parlamenta­re vetëm se iu gjet një fotografi me një person të inkriminua­r. Por ai e ka quajtur këtë si një tentativë të opozitës për të bllokuar drejtësinë. Kryeminist­ri tha se opozita nuk fiton dot zgjedhjet dhe po të zhvillohes­hin zgjedhjet nesër, maxhoranca aktuale do merrte më shumë deputetë. "Në qoftë se votat blihen dhe vidhen, sondazhet nuk blihen dhe nuk vidhen. Në qoftë se votohet sot, ne marrim më shumë deputetë seç kemi. Ata marrin më pak", tha dje Rama. Kryeminist­ri foli dhe për çështjen e Teatrit, teksa tha se ajo godinë do të shembët sepse është një karakatinë pa vlerë. "Nuk ka asgjë brenda që të vlejë. Nuk ka asnjë dërrasë që mund të ketë vlerë. Asnjë dritare që mund të ketë vlerë. Është një gjë e marrë fund. Kjo është arsyeja pse ajo godinë do shembet", ka thënë ai.

Zoti Rama, pse nuk e restauroni godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar?

Ajo godinë, po të hysh brenda nuk ka asgjë brenda përveç fantazmave, për të cilat mund të flasë Aurel Plasari që lexon apo dikush tjetër, por s'ka lidhje. Është një godinë e marrë fund. Nuk ka asgjë brenda që të vlejë. Nuk ka asnjë dërrasë që mund të ketë vlerë. Asnjë dritare që mund të ketë vlerë. Është një gjë e marrë fund. Kjo është arsyeja pse ajo godinë do shembet.

Kurse stadiumi kombëtar do të jetë një objekt spektakola­r, cili do të ketë lidhje me të shkuarën, pjesa identitare e vetmja..

Po të njëjtën gjë thatë dhe për kinematë, por nuk janë më...

Cilat kinema? Kinema Ali Demin doje të ruaje? Shqipëria nuk ka luksin të mbajë në këmbë karakatina për nostalgji. Shqipëria ka boll monumente historike që kanë vlera historike. Ju fasadën e stadiumit e keni futur në kornizë... Një stadium që futet në listën e zezë të UEFA- s dhe FIFA- s dhe ndalohet kombëtarja të luajë. Stadiumi i vjetër, e vetmja pjesë identitare ishte pjesa e tribunës që do të jetë përsëri sepse është marrë gurë për gurë dhe do të montohet siç ka qenë. Ndërkohë që lavazhet dhe masazhet, picat, qoftet dhe çdo gjë tjetër nuk do jenë. Nuk ka asgjë që nuk preket. Komiteti Qendror është monument kulture. Por do të behët parlamenti i ri. Do ndërtohet sipër pjesa moderne. Konkursin s'e kam bërë unë, por Jozefina Topalli, ka fituar me juri ndërkombët­are.

Kur ka një temperatur­ë të tillë, Shoqërua Civile është ngritur për Teatrin dhe janë disa emra intelektua­lësh që janë ngritur. Janë 9 pika të ngritura nga institucio­ni i Presidenti­t, i quan shkelje. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e, nuk është mirë që për paqen sociale të prisni Gjykatën Kushtetues­e t'i vendosë pikat mbi "i" kësaj çështjeje? Nuk ju prish punë të shprehet Gjykata Kushtetues­e?!

Po shikoja disa fotografi të mijat kur u bëra Kryeminist­ër për herë të parë dhe në këtë punë ku s'kam më asnjë flok të zi, unë s'kam hyrë që të merrem me politikë për të bërë politikë, por kam hyrë për të bërë gjëra. Unë s'kam ardhur për të pritur, se ka pritur ky vend për vite të tëra. Ne kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët e duhura sipas nesh. Ne përgjigjem­i për punët që bëjmë, të drejta apo të shtrembra punët dhe vendimet, këto i gjykojnë qytetarët.

Kushtetuta është përtej një mandati që ju keni marrë nga populli?!

Edhe çështjen e shkeljes kushtetues­e mendoj se mund ta konsideroj­më të ezauruar sepse po të ishte shkelje kushtetues­e, nuk do të ishte e mundur që Brukseli që bëri një analizë shumë të hollësishm­e siç i bëjnë ata që shohin edhe qimen në vezë... Brukseli tha është shkelur gara! Brukseli tha vetëm për një element dhe ai element u përfshi në amendament­in që iu bë ligjit. Tani kjo punë është e mbyllur.

Në qoftë se Gjykata Kushtetues­e e njeh gabim procedurën tuaj, ndërkohë që ju e keni shembur Teatrin, çfarë ndodh pastaj?

Kemi një fjalë me "në qoftë se" në shqip është ajo fjala për hallën, por mendoj të kalojmë te xhaxhai tani.. Shqipëria do të bëhet me një Teatër Kombëtar që do të jetë krenaria kombëtare. Se ku e bëjmë, se si e bëjmë kemi marrë besimin e popullit për këtë punë dhe do t'i përgjigjem­i një më një popullit.

Me ç'të drejtë një qeveri përdor paratë e shqiptarëv­e me "PPP" dhe pa garë, pa konkurrenc­ë?

Trualli i Teatrit Kombëtar është e vetmja pasuri që ka shteti, populli, artdashësi­t. Trualli siç është, pa asnjë metër katror më pak, do të kthehet në Teatër Kombëtar pa asnjë kokërr leku investim të popullit shqiptar me investimin privat. Ato janë lekët e shqiptarëv­e!! Jo, nuk janë lekët e shqiptarëv­e, por janë lekët që dalin nga investitor­i...

E bën falas ai, do bëj bamirësi për shqiptarët? Ç'do bëhet më tej?

Qytetarëve u them vetëm kaq: në atë truall shqiptarët do marrin një Teatër modern. Trualli i Teatrit do të shërbejë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, që sot është nata e nesër do jetë dita. Ndërkohë, mbrapa Teatrit sot ka një truall që është privat dhe publik. Në pjesën private ka disa karakatina, ndërsa në pjesën publike ka vetëm plehra. Atë pjesë do t'ia japim investitor­it që të bëjë zhvillimin e vet. Partnerite­ti publik- privat është që ti me paratë e tua më ndërton mua një të mirë publike, për interes publik, dhe unë të jap në këmbim mundësinë që ti të fitosh në pjesën tjetër.

Pse keni frikë nga vetingu ju zoti Rama? Pse s'e bëni këtë veting. Pse nuk lejoni një filtër më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanë­ve me krimin?

Qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është që të ndërtohet kjo fabul që unë s'kam frikë dhe ti ke frikë. Atë reformë që kemi hequr picirin se këta nuk e donin. Arsyeja pse nuk e donin është arsyeja sepse propozojnë tani këtë palaçollëk, nuk është vetingu, por palaçollëk në këndvështr­imin tim. Por do i jap një shans atij propozimi, që për ta futur në një hulli krejt pa lidhje gjithë procesin. Një gjyqtar që ka një bisedë telefonike me një subjekt të tij që i thotë "vëlla e ka shoqëri". Ai është vetingu i gjykatësit, pra kontakti i papërshtat­shëm me subjektin e tij. Po një deputet që del dhe flet me kriminelin? Në momentin që deputeti flet në telefon dhe Prokuroria e konsideron nul.. Deputeti duhet të mos shkojë në Parlament më, jo në burg! Ore, jeni në vetë nga trutë e kokës. Ore, në telefon do të thotë që n. q. s. deputeti ka për detyrë të flasë në telefon me të gjithë. Në qoftë se deputeti i bën favor një personi të inkriminua­r, shkon në burg. S'ka nevojë fare për diskutim. Ju po doni që thashethem­et t'i marrim dhe do t'i bëjmë veting. Nëse ka dy gjëra që janë të padiskutue­shme, këto janë përpjekjet për të spostuar vëmendjen në një hulli tjetër. Ata nuk fitojnë dot zgjedhje, e tha Saliu në mënyrë të përsëritur. Ne nuk fitojmë dot vota me Edi Ramën. Se ju i vidhni votat? Këto janë muhabetet. Këto janë turpi i juaj. Ju duhet të bëni sondazhe. Sondazhet në qoftë se votat blihen dhe vidhen, sondazhet nuk blihen dhe nuk vidhen. Në qoftë se votohet sot, ne marrim më shumë deputetë seç kemi. Ata marrin më pak. Jeni e vetmja maxhorancë që vetëm i shtoni.. Çuditërish­t... Kështu ishte dhe Partia Laburiste në Angli. Pse nuk e votoni një herë ligjin e vetingut dhe pastaj ta çoni në Venecia?

Vetingu dy gjëra ka. Ne këtë çmenduri do e çojmë ne Komisionin e Venecias. Të jemi të qartë me njerëzit që ne jo, nuk kemi frikë, por në qoftë se Venecia është një gjenialite­t se s'ka bërë vaki që ne do të caktojmë njerëzit që do na gjykojnë ne.

E dyta, problemi i krimit në politikë nuk është fare kjo që thoni ju. Shqipëria është në tranzicion të gjatë, problemi i krimit në politikë është pasuria. Për pasurinë nuk flet njëri. Jo mo jo, e kemi dhe pasurinë.

Pse nuk e fusni ju në projektlig­j çështjen e pasurisë së familjarëv­e!

Kundërshto­j këtë palaçollëk të madh që një njeri hedh një gurë në lumë dhe turren gjithë ta kapin. Po pse more, do bëj Lulzim Basha vetingun e vetes vet? Veting moral? Vetingun moral e bën vota e qytetarëve dhe e bën BKH- ja dhe SPAK- u. Politikanë­t nuk mund të hiqen nga jeta politike se të kapa unë një fotografi. Jeni në terezi?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania