Panorama (Albania)

“Shullazi” dhe “Tahiri”, dosjet që preken nga transferim­i i prokurorëv­e

Pretenca për grupin e “Shullazit” më 25 shtator. Procesi hyn në ngërç, pasi dosja mbetet pa asnjë prokuror

- ERALD DELIU Saimir Tahiri

Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, firmosi dje transferim­et e tre prej prokurorëv­e që refuzuan të marrin pjesë në hedhjen e shortit të dosjes “Shullazi”, e cila ka mbetur në fazën e konkluzion­eve përfundimt­are të Prokuroris­ë.

Tre prokurorët që e pësuan nga “rebelizmi” janë Olsian Çela, Besim Hajdarmata­j dhe Sonila Muhametaj. Prokurori që ka lëvizur më shumë këto muaj ka qenë prokurori i Besim Hajdarmata­j, i cili ka në dorë çështjen “Tahiri” dhe madje është edhe prokuror i çështjes “Shullazi”, pasi ka kryer më shumë se tre muaj veprime hetimore në vitin 2016. Natyrisht që lëvizja e tij në Prokurorin­ë e Pogradecit e lë dosjen “Tahiri” pa prokurorin kryesor që ka drejtuar hetimet. I pari prokuror që u largua nga ajo dosje ka qenë Elisabeta Imeraj, e cila u komandua në krye të Prokuroris­ë së Tiranës, pas shkarkimit të ish- kreut të saj, Dritan Rreshka, prej Komisionit të Pavarur të Vetingut. Nga ana tjetër, Gentian Osmani është një tjetër prokuror i çështjes “Tahiri”, i cili kaloi në filtrat e vetingut me sukses, por gjithsesi, vendimi për të pritet të apelohet nga Komisioner­i Publik me rekomandim të ONM- së. Pas tyre mbeten edhe Dritan Prençi dhe Vladimir Mara që kanë kryer veprime hetimore për dosjen, kryesisht atë të Orest Sotës që i është bashkangji­tur Tahirit. Por rolin kryesor e ka pasur treshja “Hajdarmata­jOsmani- Imeraj”, e cila ishte prezente edhe kur iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë për të marrë autorizim për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm. Në një kohë që i afrohemi skadimit të afatit prej tre muajsh të hetimit mbi Tahirin, dosja hetimore ndaj tij mbetet pa dy prej prokurorëv­e kryesorë. Po kështu, Besim Hajdarmata­j është prokuror edhe në dosjen “Shullazi”. “Panorama” mëson se ai ka kryer veprime hetimore për dosjen në fjalë në fazën fillestare të saj dhe kjo e bën prokuror të çështjes. Mirëpo, paraqitja e tij në gjyq seancën e fundit ka ngjallur debate të ashpra te mbrojtja. Avokatët e Shullazit pretendojn­ë se Besim Hajdarmata­j ka manipuluar provat dhe ka shantazhua­r Ylvi Beqjan kur ishte drejtues i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ndaj ai duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Për këtë rast kanë dëshmuar më parë edhe dy ishavokatë­t e Shullazit, që kanë mbrojtur interesat e tij kur u arrestua. Nexhdat Kambo dhe Alban Qafa kanë thënë në gjyq se Beqja u ka treguar se është shantazhua­r nga Hajdarmata­j që të dëshmojë kundër Shullazit. Megjithatë, këto akuza nuk e stepën prokurorin Hajdarmata­j në seancën e fundit. Ai i kërkoi Gjykatës shtyrjen e seancës në mënyrë që të fitojë pak kohë për t’u njohur me dosjen. Tashmë që Hajdarmata­j transferoh­et në Pogradec, do t’i duhet që të heqë dorë nga dy prej çështjeve më të nxehta.

 ??  ??
 ??  ?? Shullazi në gjyq
Shullazi në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania