Panorama (Albania)

Dëshmon drejtuesi i furgonit: Fadil Kasemi më kërcënoi me pistoletë

- Fadil Kasemi

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës ndaj Fadil Kasemit, personit që një vit më parë vrau ish- bashkëshor­ten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi. Në seancën e djeshme gjyqësore u paraqit për të dëshmuar shoferi i furgonit që Fadil Kasemi, sipas Prokuroris­ë, e mori peng nën kërcënimin e armës menjëherë pasi vrau ish- bashkëshor­ten. Shtetasi Klodian Tafa ka treguar përpara trupit gjykues se ai u ndalua nga i pandehuri në zonën e "Xhamllikut", por nuk pati kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij, Kasemi i kishte kërkuar që të hipte në furgon, por ai kishte kundërshtu­ar, duke thënë se e kishte të ndaluar nga kompania ku punonte që të fuste njerëz të tjerë në automjet. Në këtë pikë, Tafa tha se u kërcënua nga Kasemi me armë. "Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty", i ka thënë Kasemi Tafës për ta detyruar që ta merrte në furgon. "Kasemi më doli para makinës, kishte pistolete në dorë dhe më tha që do të hipte. I thashë Fadil Kasemit se nuk na lejon kompania të marrim persona të tjerë në makinë. Kasemi më kërcënoi, duke më thënë se kishte vrarë gruan dhe do të më vriste dhe mua nëse nuk e merrja.

Hipi në makinë dhe më kërkonte të ecja shpejt, pasi na u vu pas një motor policie", tha Tafa në sallën e gjyqit. Ai tregoi më tej se ishte detyruar që të shkelte rregullat e qarkullimi­t rrugor dhe se e dorëzoi Kasemin në Komisariat­in Nr. 1 në momentin kur ai hoqi karikatori­n nga arma. "Më poshtë u futa kundërvajt­je drejt Komisariat­it nr. 1. Futa mjetin në oborrin e Komisariat­it. Kasemi zbriti me armën në dorë dhe aty u ndalua nga Policia", tha ai më tej. Dëshmia e Tafës është kundërshtu­ar ashpër nga avokati i Fadil Kasemit, i cili e ka cilësuar dëshmitari­n si gënjeshtar. Sipas tij, historia nuk është korrekte dhe kërkoi nga trupi gjykues që të bëhet ballafaqim me dy efektivët e Komisariat­it Nr. 1, të cilët kanë ndaluar Kasemin të parët pas vrasjes. Kërkesa e avokatit u pranua dhe pritet tashmë që të ketë një ballafaqim mes dëshmitari­t dhe dy efektivëve që dëshmuan në seancën pararendës­e. Prokuroria e akuzon Kasemin edhe për pengmarrje, mirëpo i pandehuri kërkon rrëzimin e kësaj akuze. Ai pretendon se nuk e ka marrë peng shoferin e furgonit dhe vetëm i ka kërkuar ta dorëzojë në polici. DËSHMIA E POLICISË Dy efektivë të Policisë dëshmuan javën që kaloi në procesin gjyqësor ndaj Fadil Kasemit. Efektivët Dashnor Murataj dhe Nazmi Kosta ishin të parët që u përballën me autorin e vrasjes pas kryerjes së saj. "Sapo kishim marrë turnin dhe po bëheshim gati të dilnim për patrullim kur pashë një person të armatosur në oborrin e Komisariat­it. Ai në njërën dorë kishte një armë pistoletë dhe në tjetrën një karikator. M'u afrua dhe më tha se kishte vrarë një njeri dhe se kishte ardhur të dorëzohej. Nuk bëri rezistencë duke ma dorëzuar armën", tha efektivi Dashnor Murataj. Ky i fundit shoqërohej edhe nga efektivi tjetër Nazmi Kosta në momentin kur Kasemi u dorëzua. Kosta tha në sallën e gjyqit se e kishte parë Kasemin që të zbriste nga një furgon i bardhë, i cili kishte mbërritur me shpejtësi dhe në kundërvajt­je pranë oborrit të Komisari- atit. Pasi e shoqëruan brenda mjediseve të Komisariat­it, Kasemi u kishte rrëfyer se kishte vrarë ish- bashkëshor­ten e tij. Megjithatë, dy policët nuk arritën dot të përcaktoni­n nese Kasemi e kishte drejtuar vetë furgonin apo kishte detyruar drejtuesin që ta dërgonte aty.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania