Panorama (Albania)

Vrau në ’ 97, “vetëpunëso­het” në shkolla për shpërndarj­e droge

-

DURRES- Furnizonte shkollat me lëndë narkotike, arrestohet 46- vjeçari, ish- i dënuar për vrasje në vitin ‘ 97. Ardian Llana u arrestua në flagrancë nga agjentët e Antidrogës, ndërkohë që ushtronte aktiviteti­n kriminal. Operacioni “Fusha e Rërës” është kryer në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajn­ë lëndë narkotike në shkolla, ku është sekuestrua­r heroinë dhe cannabis sattiva. Mësohet se 46vjeçari, ish- i akuzuar për “Vrasje me dashje” në bashkëpuni­m me të birin, po mbahej nën vëzhgim prej disa ditësh. Blutë zbuluan se ai kishte nisur aktiviteti­n e tij kriminal me fillimin e vitit të ri shkollor. Policia kishte informacio­ni se Llana ishte shpërndarë­s i lëndëve narkotike dhe ka pritur momentin për të vënë në zbatim operacioni­n “Fusha e Rërës”. Që pasi kishte dalë nga qelia ku vuante dënimin për vrasje me dashje, Llana ishte kthyer në një problem serioz për Policinë Lokale, pasi përpos shpërndarj­es së lëndëve narkotike, ishte edhe konfliktua­l dhe konsumator i pijeve alkoolike. Nga hetimet e zhvilluara mësohet se 46- vjeçari kishte bashkëpunë­torë në ambientet e shkollave ( nxënës shkollash) ku shpërndant­e lëndë narkotike, të cilët bënin ndërmjetës­in. Edhe ata janë pikasur nga Policia, por pritet që agjentët e Antidrogës të ndërhyjnë në një moment të dytë. Madje, agjentët kanë kërkuar në drejtoritë përkatëse të shkollave informacio­ne për këta nxënës, që dyshohet se bashkëpuno­nin me Llanën duke pasur përfitime financiare. Burime të Policisë bënë të ditur se Policia Kriminale e Durrësit dispononte in- formacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, që tentonte t’i shpërndant­e në afërsi të shkollave. Sipas Policisë, 46- vjeçari u arrestua në afërsi të një shkolle, teksa tentonte të takonte kontak- tet ( nxënësit) që të shpërndant­e lëndën narkotike. “Gjatë kontrollit, shtetasit Ardian Llana iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine ( 56 gramë canabis dhe 7 doza heroinë)”, thuhej në njoftimin e Policisë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r dje në Durrës
Droga e sekuestrua­r dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania