Panorama (Albania)

I thërrasin për “mbledhje”, pranga 6 policëve të Kufirit

Kalonin persona me probleme në “Shengen”, merrnin 300 euro

- GJIROKASTE­R

Gjashtë punonjës policie të Pikës Kufitare në Kakavijë dhe një taksist nga Fieri kanë përfunduar në pranga, pasi mundësonin kalimin e kufirit ilegalisht për persona që kishin probleme me zonën “Shengen”.

Efektivët e Policisë janë ndaluar nga specialist­ët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me akuzën korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Mësohet se efektivët e arrestuar janë punonjës policie me një karrierë të gjatë pune në Policinë Kufitare: Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega, Afrim Çomo, Edmond Nikolla dhe Fatmir Beqo. Në pranga ka rënë edhe taksisti Besnik Sinani, nga Fieri, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dyshohet se duke shpërdorua­r detyrën, këta punonjës policie, në kohë të ndryshme, kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimi­t, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘ Shengen’. Shtetasit shqiptarë apo të huaj që kanë probleme me shtetin grek apo shqiptar, anashkaloj­në pikat e kontrollit kufitar. Ata janë favorizuar nga policët e kontrollit të gjelbër që monitorojn­ë kufirin jeshil mes dy vendeve, të cilët kanë lehtësuar hyrjen apo daljen e këtyre shtetasve të parregullt kundrejt pagesave, që variojnë nga 2500 lekë për person deri në 200 apo 300 euro sipas rastit specifik. Gjatë hetimeve, SHÇBA ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të hetimit për grumbullim­in e provave, që nga përgjimet telefonike, deklarime të shtetasve të ndryshëm, agjentë të infiltruar dhe vëzhgime e fotografim­e.

KURTHI Mesditën e së enjtes, të gjithë efektivët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracioni­t janë thirrur në ambientet e kësaj drejtorie për një takim pune. Ndërkohë, për- faqësuesit e SHÇKB Tiranë dhe ata të Gjirokastr­ës kanë bërë ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r për ndalimin e gjashtë efektivëve. Të gjashtë oficerët e Kufirit kanë qenë në procedim policor nga ana e SHÇBA, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Gjirokastr­ës, deri në grumbullim­in e provave të mjaftueshm­e, për të bindur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r të lëshojë urdhrat e arrestit. Në pranga ka përfunduar edhe një prej bashkëpunë­torëve të tyre. Besnik Sinani punonte si shërbim taksi, duke kryer transporti­n e personave që kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Në këtë grup personash përfshihen edhe klandestin­ë të huaj nga vendet e Lindjes që e përdorin kufirin e gjelbër pranë Kakavijës si pikën kryesore të kalimit në territorin shqiptar, për të kaluar më pas në drejtim të Malit të Zi dhe më tej në vendet e BE. Ndërkohë, po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtari­e të paligjshme. Ky nuk është rasti i parë i procedimit nga SHÇBA në Gjirokastë­r. Rreth 10 muaj më parë, kjo strukturë policore ka qenë objekt i një tjetër goditjeje, ku dy punonjës të Policisë Kufitare dhe një shtetas ranë në pranga gjatë operacioni­t “Green border” më të njëjtat akuza. Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore. Shtetasit që kalonin përmes pagesave te rrjeti i dyshuar i trafikuesv­e e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën “Shengen” për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore apo mospërmbus­hjen e kushteve të kalimit të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania