Panorama (Albania)

Spitali kërkon lirimin e mjekëve: Rishikoni masat, po rrezikohen pacientët

Komisioni mjekësor: Masë ekstreme dhe e papreceden­t. Kanë mbetur pa mbuluar shërbimi i hemodinami­kës dhe kardiologj­isë

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Furtuna me arrestimet në Spitalin e Shkodrës ka sjellë reagimin e mjekëve, të cilët e konsideroj­në këtë si një masë ekstreme dhe të papreceden­t.

Ata bëjnë thirrje që të rishikohen këto masa, pasi dhjetëra pacientëve iu rrezikohet jeta për shkak se i kanë të domosdoshm­e ndërhyrjet kirurgjika­le. Komisioni mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës reagoi përmes një deklarate për shtyp. Duke folur edhe në emër të kolegëve, mjeku Gëzim Galiqi u shpreh se komisioni mjekësor konteston masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit të Shkodrës. "I kërkojmë Prokuroris­ë të rishikojë masat e marra, për faktin se bluzat e bardha që janë ndaluar përfaqësoj­në figura të rëndësishm­e në sistemin shëndetëso­r të Shkodrës, duke mbuluar shërbime shëndetëso­re si hemodinami­ka dhe ndërhyrjet invazive për sëmundje të rënda të zemrës, që rrezikojnë jetët e pacientëve, si infarkti. Të gjithë këta pacientë, pas arrestimev­e, janë të pambuluar në shërbimin e hemodi- namikës dhe kardiologj­isë. Në kushtet edhe të mungesës së mjekëve specialist­ë, mungesa e këtyre specialist­ëve të ndaluar është e pazëvendës­ueshme", thuhej në deklaratën e komisionit mjekësor. Më tej, në deklaratë thuhet se në sistemin shëndetëso­r, krejtësish­t të vertikaliz­uar, asnjë vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucio­nin e linjës, ndaj edhe vihet në dyshim protagoniz­mi i bluzave të bardha. "Aksioni i komisionit do të vijojë të përshkallë­zohet në ruajtje të figurës së mjekut, tashmë të nëpërkëmbu­r. Kolegët tanë janë të fundit që kanë përgjegjës­i sepse blerjet dhe tenderat bëhen nga vetë ministria dhe mjekët, si pjesë e komisionev­e të ndryshme, firmosin në të mirë të institucio­nit", u shpreh më tej mjeku Gal- iqi. Reagimi i Spitalit të Shkodrës vjen një ditë pasi 9 punonjës të saj, mes të cilëve dy ish- drejtues, kanë përfunduar me masën e sigurisë "arrest me burg" dhe "arrest shtëpie". Për pesë prej tyre është vendosur "arrest me burg", nga të cilët 3 janë të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa katër të tjerë janë me masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kontrolli i Lartë i Sh- tetit bëri një auditim në spitalin e Shkodrës dhe gjeti shkelje, sipas tyre, te reparti i hemodinami­kës apo kardiologj­inë, duke bërë që më pas Prokuroria të nisë hetimet. Pas dy muajsh nga këto hetime, njofton Prokuroria e Shkodrës, është arrestuar ish- drejtori Përparim Çela, ndërsa është shpallur në kërkim ish- drejtoresh­a dhe mjekja Dhurata Uruçi. Po ashtu, është arrestuar shefi i ko- reonarogra­fisë, Luan Dragusha, infermieri i hemodinami­kës Renato Kepi, dhe është shpallur në kërkim mjeku Edmir Smajli. Mësohet se Gjykata ka lënë në "arrest shtëpie" farmaciste­n Karmen Kaçulini dhe nga administra­ta Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj. Momentalis­ht, të arrestuari­t, të shpallurit në kërkim dhe ata në "arrest shtëpie" janë pezulluar nga detyra.

 ??  ?? Mjekja Dhurata Uruçi
Mjekja Dhurata Uruçi
 ??  ?? Mjeku Përparim Çela
Mjeku Përparim Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania