Panorama (Albania)

Qeveria merr 500 milionë euro hua, Ahmetaj: Borxhi ulet

"Do të financojmë eurobondin e vitit 2015 dhe deficitin"

- DORINA AZO

Qeveria do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombët­are për të marrë 500 milionë euro borxh me emetim të eurobondit.

Afati i maturimit do të jetë 7- vjeçar dhe përveç tregut europian, qeveria do t'u drejtohet edhe tregjeve financiare amerikane. Kuvendi miratoi dje ligjin për dhënien e autorizimi­t Ministrisë së Financave për marrjen e eurobondit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se afati i maturimit të eurobondit do të jetë 7vjeçar. "Eurobondi i parë është emetuar në vitin 2010, doli me interes 9 për qind dhe më pas për shkak të përkeqësim­it financiar dhe fiskal të Republikës së Shqipërisë në vitet 2011, shkoi edhe në nivele 11 për qind. Në vitin 2015 kemi shënuar daljen e dytë me një madhësi eurobondi 450 milionë euro me afat maturimi 5vjeçar dhe me një normë interesi 5,75 për qind, i cili maturohet më 12 nëntor të vitit 2020. Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombët­are, në këtë vit me madhësi maksimale deri 500 milionë euro, me afat maturimi 5 deri në 10 vjet, vlerësohet si mënyra më optimale si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet që vijnë, si dhe një optimizim i menaxhimit të borxhit që do të shoqërohet me një blerje mbrapsht të një pjesë të eurobondit ekzistues prej 450 milionë eurosh. Emetimi i këtij instrument­i është në përputhje të plotë me objek-

MILIONË

euro borxh do të marrë qeveria nëpërmjet emetimit të eurobondit. Ky është borxhi i tretë ndërkombët­ar që qeveria merr me eurobond. Këtë vit, Ministria e Financave do t'i drejtohet edhe tregut amerikan tivat e strategjis­ë afatmesme të objektivav­e të borxhit publik. Këtë herë do të dalim me variantet e formatit të tregut europian dhe atij amerikan dhe synojmë një eurobond me afat 7- vjeçar. Arsyeja është fare e thjeshtë. Në qoftë se do të shkonim me një eurobond 5- vjeçar që prapë nuk do të ishte keq, duke parë të gjitha maturimet në tregun ndërkombët­ar deri në 2023 dhe për ta lehtësuar veten tonë në 2025, e shtymë afatin në 7vjeçar", tha ministri i Financave. Ahmetaj tha se marrja e eurobondit do të shërbejë për rinovuar eurobondin e marrë në vitin 2015 dhe për të financuar deficitin. "Në përgjithës­i, nevojat janë neto dhe janë dhe bruto. Neto është financimi i deficitit që këtë vit është 29,5 miliardë neto, ndërsa emetimi total është 315 miliardë dhe shitja është rreth 287 miliardë. Vitin tjetër, duke qenë në të njëjtën trajektore, nuk do të prodhojmë borxh të ri, deficiti mendohet të jetë mes minus 1,9 për qind dhe 2 për qind", tha ministri. Ministri i Financave shpjegoi se dy janë faktorët primarë në marrjen e këtij eurobondi, që nuk rrit borxhin publik dhe synohet interes i ulët. "Fakti primar, që është pozitiv, është që borxhi ulet, nuk rritet. Likuiditet­et pseudo të tepërta në llogarinë e qeverisë janë në një moment nga 31 dhjetori deri në 1 janar, ku le të themi mbyllet kontabilit­eti qeveritar dhe ato të gjitha janë për të bërë blerjet mbrapsht dhe për të plotësuar nevojat për vitin 2019 dhe vitin 2020. Një tjetër el- ement është interesi, ndaj po dalim në këto momente që të kapim qoftë momentin e mirë të ekonomisë shqiptare dhe të tregut", tha Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania