Panorama (Albania)

Hapen aplikimet për master në Ekonomi, ja kriteret

Përparësi, mesatarja e profili i njëjtë. Aplikimet deri më 12 tetor

- TIRANE

Mesatare e lartë e tre viteve të Bachelorit si dhe profil i njëjtë studimi me ato që ofron fakulteti i Ekonomisë. Këto janë dy kriteret bazë, mbi të cilat do të përzgjidhe­n fituesit në ciklin e dytë të studimeve pranë këtij fakulteti, i pari që ka hapur regjistrim­et për master profesiona­l e shkencor.

Kushtet janë thuajse të njëjta, përveç departamen­teve të Kontabilit­etit dhe Financës, të cilat kanë zgjeruar mundësinë e ndjekjes së shkollimit edhe nga profile të ngjashme, qoftë brenda fakultetit apo jashtë tij. Pasi të jenë konsultuar me kriteret, të interesuar­it mund të gjejnë në faqen zyrtare të FEUT formularin e aplikimit bashkë me dokumentet që duhet të dorëzojnë. Studentët kanë afat për të aplikuar deri në datën 12 tetor.

KRITERET PREFERENCI­ALE Si në çdo hyrje, edhe në FEUT ka një radhë veprimi. Të parët për t'u pranuar janë ata që kanë përfunduar studimet Bachelor në degën përkatëse pranë këtij fakulteti. Mundësitë janë më të mëdha, nëse diploma Bachelor shoqërohet me një notë mesatare të lartë të të gjitha lëndëve të tre viteve. Të dytët në radhë që do të shqyrtohen nga komisioni i pranimeve janë gjithashtu studentët e Fakultetit të Ekonomisë, por që aplikojnë për të ndjekur një profil të ngjashëm, por jo të njëjtë me atë të studimeve Bachelor. Normalisht, vend ka edhe për studentët e fakultetev­e të tjera, me formim ekonomik ose jo, të cilët dëshirojnë një diplomë të ciklit të dytë nga ky fakultet. Për secilën degë, në master profesiona­l apo shkencor, çdo departamen­t ka përcaktuar profilet e përafruesh­me dhe të pranueshme ( tabela ngjitur përmbledh më kryesoret). Përveç profilit, që preferohet të jetë i njëjtë ose i përafërt me degën e masterit ku studenti kërkon të ndjekë masterin, njohja në nivelin B1 e një gjuhe të huaj ( anglisht, frëngjisht, gjermanish­t, italisht apo spanjisht) është ajo që i bashkon të gjitha degët e masterit profesiona­l e shkencor që ofron fakulteti. Sa i takon përzgjedhj­es së fituesve, pranë çdo departamen­ti ngrihet komisioni që do të bëjë vlerësimin e dosjeve sipas kategorive dhe përzgjedhj­en në bazë të meritës. Këtë vit akademik, 2018- 2019, Fakulteti i Ekonomisë ofron 1520 kuota, 935 në master profesiona­l dhe 585 në master shkencor. Gjashtë departamen­tet e FEUT kanë në dispozicio­n 21 profile studimi për të interesuar­it. Prej pak javësh, Universite­ti i Tiranës ka bërë publik edhe tarifat e reja, ku FEUT rezulton të jetë më i kripuri, me 210 mijë lekë për të dy vitet e shkollimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania