Panorama (Albania)

Tre të vdekur në të shtënat e fundit masive në SHBA, e dyshuara në spital

-

Brenda 24 orësh, në SHBA kanë ndodhur tri të shtëna masive, në të cilat dy sulmues janë vrarë nga Policia dhe një është në gjendje të rëndë në një spital në Merilend, pasi vrau tre persona. Ky ishte edhe rasti i fundit i sulmeve me armë zjarri SHBA, ku debati për përdorimin e armëve të tilla ka nisur prej vitesh dhe nuk po del në një përfundim konkret, me palët politike në interesa dhe qëndrime krejt të kundërta. Një grua vrau tre njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një qendër shpërndarj­esh ilaçesh në Harford, Merilend. E dyshuara ka përdorur vetëm një armë dore, sipas deklaratës për mediat të sherifit të zonës, Jeffrey Gahler. Sulmuesja është e shtruar në spital në gjendje kritike, por zyrtarët refuzuan të japin detaje sesi është lënduar ajo. Ata konfirmuan se asnjë oficer policie nuk ka qëlluar gjatë ndërhyrjes. Në qendrën e shpërndarj­es punojnë rreth 1000 punëtorë. Njerëzve iu kërkua të shmangnin zonën jashtë qytetit të Perrymanit. Policia tha se kishte shkuar ne vendngjarj­e në orën 9: 09 të mëngjesit, brenda pesë minutash që kur ishin lajmëruar. Edhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivë­ve dërgoi agjentë nga Baltimore në vendngjarj­e. Zyra e FBI- së në Baltimore po ndihmon për zbardhjen e ngjarjes, e cila shënon të shtënat e treta në masë në SHBA në hapësirën e një dite. Nga të shtënat në një kompleks zyre në Midëlton, Uiskonsin, mbetën tre të plagosur të mërkurën dhe një person i armatosur plagosi katër persona në Qendrën Komunale të Borontit të Mesëntaun, në Pensilvani më vonë gjatë ditës. Policia i vrau sulmuesit në të dy incidentet e së mërkurës.

 ??  ?? FBI në vendndgjar­je, në Merilend
FBI në vendndgjar­je, në Merilend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania