Panorama (Albania)

Marine le Pen detyrohet të bëjë test psikiatrik

-

Marine le Pen e ka cilësuar “çmenduri” një urdhër të një gjykate franceze që i ka kërkuar të bëjë një vlerësim psikiatrik në lidhje me disa postime të saj të tre viteve më parë, si kundërpërg­jigje ndaj akuzave të një gazetari. Një gjykatë franceze urdhëroi drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, që t’u nënshtrohe­t testeve psikiatrik­e si pjesë e një hetimi mbi imazhet e postuara prej saj, që kanë të bëjnë me shpërndarj­en e fotove dhe videove të dhunshme, krimeve të grupeve të ISIS. Le Pen ka postuar foto të urdhrit të gjykatës në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke e quajtur “çmenduri”. Imazhet janë postuar prej saj në vitin 2015, mes tyre edhe ajo që tregon trupin pa kokë të viktimës së ISIS, James Foley. Parlamenti francez i ka hequr imunitetin Le Pen dhe ajo ende mund të përballet me burg. Le Pen, e cila udhëhiqte dikur forcën e quajtur Fronti Nacional, u mund me lehtësi nga Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenci­ale vitin e kaluar, por në raundin parë ajo arriti të renditet e dyta mes 11 kandidatëv­e. Për shkak të emigracion­it, edhe në Francë ekstremi i djathtë ka parë një rritje të mbështetje­s popullore. Le Pen ka tentuar të rindërtojë dhe partia është riemëruar si Tubimi Kombëtar pjesërisht për si përpjekje për ta larguar atë nga debatet raciste. Sipas dokumentit të postuar nga Le Pen, gjykatësi dëshiron që testet të përcaktojn­ë nëse ajo vuan nga sëmundja mendore apo nëse është e aftë të kuptojë vërejtjet dhe t’u përgjigjet pyetjeve. “Është çmenduri”, ka shkruar Le Pen. “Ky regjim po fillon të jetë i frikshëm”, deklaroi ajo më vonë për gazetarët. Le Pen ngriti debate kur postoi imazhet, në përgjigje të vërejtjeve të një gazetari, e cili e krahasoi partinë e saj me ISIS.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania