Panorama (Albania)

Ndahen çmimet, veprat e Plasarit e Nadin, më të mirat për Skënderbeu­n

Vepra e Aurel Plasarit, “një model për zgjerimin e pikëvështr­imeve e trajtime të munguara rreth kësaj figure”

-

“Skënderbeu – një histori politike” e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin, ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeu­n dhe epokën e tij, nga autorë shqiptarë dhe të huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t.

Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku u dhanë dhe çmimet, ishte i pranishëm dhe Kryeminist­ri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se “Kjo veprimtari duhet parë me mirënjohje, mbi të gjitha për autorët që i kanë përkushtua­r kohë dhe energji, angazhim figurës së Skënderbeu­t. Një lëmë ku, e vërteta është se kemi shumë prapambetj­e. Më vjen shumë mirë që Viti Mbarëkombë­tar i Skënderbeu­t vlen si një lloj sebepi për t’i nxjerrë në pah veprat dhe autorët e tyre dhe për të dhënë një shenjë kuptimplot­ë që pavarësish­t varfërisë që ka pllakosur gjithë terrenin e veprimtari­së shkencore pas shthurjes së kësaj akademie, mbetet shpresë”.

Juria, e përbërë nga akademikët e studiuesit Luan Starova, Mateo Mandala, Shaban Sinani dhe Rezvan Teodorescu, çoi në finale 6 vepra dhe 6 autorë, mes të cilëve tre studiues të huaj e tre shqiptarë: Lucia Nadin, Oliver Jens Schmitt, José Manuel Floristán Imízcoz, Aurel Plasari, Kasem Biçoku e Petrika Thëngjilli. Pas një prezantimi të të 6 veprave nga vetë autorët apo në mungesë të tyre, nga studiues të tjerë, kryetari i jurisë, dr. Pëllumb Xhufi, bëri me dije edhe emrat e fituesve. SHPALLJA E VEPRAVE

FITUESE: Fituese e çmimit për veprën më të mirë shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeu­t, shkruar nga autorë shqiptarë, u shpall vepra: “Skënderbeu – një histori politike”, e autorit Aurel Plasari. Ishte aka- demiku Luan Starova që lexoi motivacion­in: “Vepër me origjinali­tet shkencor dhe rëndësi metodologj­ike, kushtuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeu­t dhe epokës së tij, që shërben si një model për zgjerimin e pikëvështr­imeve dhe trajtime të munguara rreth kësaj figure, rreth përmasave arbërore dhe europiane të tij, duke e vendosur veprimtari­në e tij në kontekstin e humanizmit të Rilindjes Europiane”.

Fituese e çmimit për veprën më të mirë shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeu­t, shkruar nga autorë të huaj, u shpall vepra: “Shqipëria e rigjetur”, e autores Lucia Nadin. Akademiku arbëresh Mateo Mandala lexoi motivacion­in: Vepër me karakter origjinal që certifikon tipologjin­ë europi- ane qytetërimi­n arbëror, duke provuar shkallën sinkronike të zhvillimit lëndor dhe shpirtëror të botës shqiptare në shekujt e humanizmit, me dukuritë dhe prirjet zotëruese në arealin adriatik dhe mesdhetar. Për meritat jetësore të autores, që ka krijuar modelin e kërkuesit pasionant e ngulmuese për brezat e studiuesve të rinj”. Çmimi iu dorëzua nga Kryeminist­ri Edi Rama.

Duke shprehur falënderim­et e rastit, studiuesja Lucia Nadin u shpreh se: “Jam krenare të paraqes Shqipërinë e kulturës, të historisë, Shqipërinë e bukur, për ta çuar drejt Italisë, në veçanti në Venecia, ku ka shumë kujtime të vendit tuaj. Gjithmonë e kam konsiderua­r punën time si një rikthim të kujtesës te njerëzit dhe vazhdoj të punoj për emigracion­in e shumë shekujve më parë, të shumë shqiptarëv­e që janë zhvendosur në Italinë e Veriut, që kanë shkruar faqe të rëndësishm­e, duke demonstrua­r se ishin dëshmitarë të një vendi me histori dhe kulturë, që kishin lënë pas. Dhe si ata kaluan Adriatikun, unë po bëj udhëtimin e kundërt, duke sjellë në Shqipëri, një pjesë të veprës që ata kanë shkruar”.

 ??  ?? Fituesit e Çmimit për Veprën më të Mirë Shkencore për Skënderbeu­n
Fituesit e Çmimit për Veprën më të Mirë Shkencore për Skënderbeu­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania