Panorama (Albania)

Hapet Libri i Artë i Albanologj­isë, Kadare: Një kodik nderi

-

Të gjitha personalit­etet me një kontribut të veçantë në Albanologj­i do të përfshihen në Librin e Artë të Meritës në Albanologj­i. Promovimi i këtij libri u bë dje nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole. Ky libër, i dizenjuar dhe punuar në formën e një kodiku, në të cilin do të renditen figurat më të shquara të Albanologj­isë, është bekuar me një shënim nga shkrimtari Ismail Kadare. “Libri i Artë i Albanologj­isë do të jetë amza e më të shquarve në studimet shqiptare që prej themelimit të saj deri më sot. Libri i Artë i Albanologj­isë do të jetë kodiku i nderit i studiuesve albanologë, i atyre që e kthyen shkencën për shqiptarët nga ekzotikë në dije paradigmat­ike, pa të cilën nuk bëjnë dot studimet ballkanist­ike, europiane e indoeuropi­ane. Ky libër do të rendisë përkrah njëri- tjetrit shkencëtar­ë austro- gjermanë, francezë e italianë, britanikë e amerikanë, kroatë e rusë; nga vendet fqinje e vende të largëta. Vit pas viti, ky kodik do të shndërrohe­t në një encikloped­i të pazëvendës­ueshme”. Mbushja e faqeve të bardha të këtij kodiku nisi dje me studiuesit më të shquar të mesjetës shqiptare, të shekujve të humanizmit, që i ndërlidh figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t, epoka e tij dhe përmasat ballkanike e europiane që e cilësojnë. “Kjo është arsyeja pse, siç mund të vërehet edhe nga programi, kodi i nderit i Albanologj­isë kësaj here do të fillojë me historianë­t shqiptarë Aleks Buda e Kristo Frashëri, me Alen Dyselienë ( Francë), me Peter Bartl- in dhe Franz Babinger- in ( Gjermani), me Kostas Sathasin ( Greqi), me Francisc Pal- in ( Rumani) dhe Halil Inal « ik- un ( Turqi). Profilet e tyre intelektua­le do të paraqiten nga akademikë e profesorë të ftuar, si: Fran « esko Altimari, Floresha Dado, Pëllumb Xhufi, Aurel Plasari, Luan Malltezi, Kosta Giakumis e Ferit Duka, të cilët njëherësh do të jenë nënshkrues­it e parë të zërave të përgatitur prej tyre në Librin e Artë të Albanologj­isë”, u shpreh Tole.

 ??  ??
 ??  ?? Shënimi i Kadaresë në Librin e artë
Shënimi i Kadaresë në Librin e artë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania