Panorama (Albania)

Anderlehti la jashtë Abazajn se vuante prej... Shqipërisë

Devro: Këtu stërvitjet janë më të forta se në Shqipëri e kur shtuam ritmin, ai nisi të dëmtohej

-

Kristal Abazaj duhet të vazhdojë të punojë që të bindë totalisht drejtuesit e Anderlehti­t.

Edhe pse në verën e këtij viti ai u transferua me shumë bujë në Belgjikë, madje duke debutuar gjatë ndeshjeve të fazës përgatitor­e edhe me gol, 22- vjeçari ishte i pafat në startin e këtij sezoni duke pësuar edhe një dëmtim, të cilin tashmë e ka lënë pas shpatullav­e, por për të pasur hapësirën që ai mendonte se do të kishte te gjigantët belgë, duhet të kapë ritmin e stërvitjev­e. Forma e tij fizike është ende për t'u riparë dhe për këtë arsye ish- futbollist­i i Luftëtarit u la jashtë listës së Ligës së Europës dhe në lidhje me këtë argument, drejtori sportiv i Anderlehti­t, Luk Devro, shpjegon diferencat që ekzistojnë mes kampionati­t shqiptar dhe atij belg. "Kristal Abazaj është një blerje e jona, tek e cila besojmë. Ai i filloi mjaft mirë përgatitje­t me ne, madje arriti që të gjejë menjëherë edhe golin gjatë fazës përgatitor­e, por më pas pësoi një tërheqje, një dëmtim, si pasojë e faktit se këtu te ne, ritmet e stërvitjes dhe inten- siteti i tyre është shumë herë më i lartë se në Shqipëri. Dhe kjo është e vërteta. Prandaj, Abazaj duhet të vazhdojë që të punojë, sepse vetëm në këtë mënyrë puna e tij mund të japë frytet që ne kërkojmë dhe që pa dyshim edhe lojtari vetë kërkon. Për këtë arsye, ai u la edhe jashtë listës së Ligës së Europës", shpjegon njeriu i merkatos së Anderlehti­t. Sa për kujtesë, Kristal Abazaj firmosi në verën e këtij viti me belgët një kontratë 3- vjeçare dhe me një opsion rinovimi edhe për dy sezone të tjerë. Kartoni i tij u pagua 625 mijë euro nga Anderlehti, por ndërkohë bashkë me një seri bonusesh, shifra mund të rritet deri në 750 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania