Panorama (Albania)

Milan, mjafton Higuain kundër "amatorëve"

-

Nuk duhej nënvlerësu­ar kundërshta­ri, por duke parë formacioni­n e djeshëm të Milanit dhe mënyrën me të cilën u arrit fitorja, kuqezinjtë treguan gjithçka, përveçse respekt për rivalët. Në bashkëpuni­m me trajnerin Gatuzo që hodhi vetëm dy titullarë në fushë, "Djalli" rrezikoi një paraqitje turpëruese ndaj një ekipi modest, ku më i famshmi është trajneri, djali i Klaus Topmëler.

Mes të dypunësuar­ëve dhe profesioni­stëve, Dudelanzhi i tregoi Milanit se 270 milionë eurot diferencë në buxhet mund të mos mjaftojnë për të fituar ndeshjen.

Që në minutat e para, e sidomos duke parë formacione­t, u kuptua qartë se mbrëmja nuk do të ishte në dishezë për Xhenaro Gatuzon dhe të besuarit e tij. Tekniku 40- vjeçar i kishte besuar nëntë jo titullarëv­e për premierën europiane, duke u dhënë besim atyre që kanë luajtur pak ose aspak. Matia Kaldara bëri një ndeshje pozitive, i ndihmuar nga kapiten Romanjoli, teksa Gonzalo Higuain vazhdon të vuajë në sulm, ku shërbehet pak dhe keq. Provë pozitive edhe për Samu Kastijehon, me spanjollin që ishte i vetmi që shkundte skuadrën me sprintet e tij. Jo më kot edhe asisti për golin vendimtar erdhi nga këmbët e tij, teksa Dudelanzhi u besoi fatin e ndeshjes kundërsulm­eve, ndaj të cilave mbrojtja kuqezi nuk mund të thuhet se nuk u shqetësua. Sinani dhe Turpel u munduan të "nxinin" mbrëmjen e miqve, por fakti që nuk shënuan nuk e njollos aspak ndeshjen e tyre.

Ndeshja -

Pjesa dytë nis me të njëjtën qasje. Milani mundohet të depërtojë me qarkullim, por ngadalësia e manovrës i vjen në ndihmë vendësve. Borini, Laksalt shtyjnë në të majtë, por depërtimet janë me pikatore, teksa Gonzalo Higuain vrapon pa fund për të pasur një pasim të saktë. Edhe kur argjentina­sit e të tjerët dalin përpara porte, në mos shënjestra, është portieri Frising që ndal çdo top për të shkuar në rrjetë falë disa ndërhyrjev­e vendimtare. Në minutën e 15- të, Kastijeho depërton në të djathtë dhe pason për "El Pipitan", i cili shënon me ndihmën e një devijimi të mbrojtësit Prem-

"El Pipita" -

peh. Minutat në vijim janë një tentativë e dështuar për golin e sigurisë, teksa Borini tenton në dy raste, me shtyllën që i ndal festën e golit. Pak minuta dhe për Alen Haliloviç, por Milani rrezikon deri në fund. Në minutën e tretë shtesë, Dudelanzhi tenton barazimin me një sulm të dëshpëruar, por luksemburg­asit janë të paqartë në goditjen finale. Gatuzo dhe të tijtë largohen me tri pikë, por edhe shumë pikëpyetje, teksa transferta e së dielës ndaj Atalantës rëndon në horizont.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania