Panorama (Albania)

Frikë për Ronaldon, rrezikon tri ndeshje nga UEFA

-

Ishte pa dyshim momenti më pikant në ndeshjen e luajtur dje në "Mestalla" midis Valencias dhe Juventusit, kur Kristiano Ronaldo doli nga loja me karton të kuq, pas një episodi në zonën e skuadrës vendëse. Ndërkohë, skuadra kampione e Italisë fitoi me rezultatin e pastër 0- 2 pas dy golave me 11- metërsh. Një deri në tri ndeshje skualifiki­m për yllin portugez. Ky është dënimi që mund të marrë Ronaldo pas kartonit të kuq në Valencia. Raporti i arbitrit gjerman Feliks Bryzhd do jetë shumë përcaktues në masën e dënimit që mund të vuajë CR7. Sulmuesi u ndëshkua me një karton të kuq direkt, që, sipas rregullore­s në Champions, do të thotë dy ndeshje skualifiki­m. Ndërsa "sjellje e antisporti­ve" do të thoshte vetëm një ndeshje skualifiki­m dhe portugezi do të mungonte vetëm për ndeshjen ndaj Jang Bojsave në shtëpi. Por rasti konkret është ndryshe, pasi asistenti prapa porte i ka sugjeruar arbitrit kryesor se lojtari kishte bërë një "sjellje të dhunshme". Në këto rrethana, rregullorj­a parashikon një dënim prej 3 ndeshjesh. Por UEFA gjithashtu do të marrë në konsiderat­ë pamjet filmike, edhe pse arbitri ka dhënë tashmë vendimin e tij në fushën e lojës. Nëse Ronaldo do të shpallet i fajshëm, sipas raportit të kryesorit Feliks Bryzh, atëherë ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Jang Bojs dhe dy takimet me Mançester Junajtid. Por, duke parë faktet, dënimi me një ndeshje pezullim do të ishte ai më i drejti pas ngjarjeve të ndodhura në fushën e lojës. Portugezi kurrsesi nuk ka bërë një "sjellje të dhunshme" dhe UEFA mund të mjaftohej me vetëm një ndeshje jashtë skualifiki­m.

VENDIMI, MË DATË 27 SHTATOR

UEFA ka komunikuar se rasti Ronaldo do të shqyrtohet më datë 27 shtator. "Një procedurë disiplinor­e është ndërmarrë nga UEFA për ndeshjen Valencia- Juventus, në veçanti të episodit të ndodhur me Kristiano Ronaldon dhe kartonin e kuq të marrë nga ai për shkelje të kodit disiplinor të UEFA- s në artikullin e 15. UEFA do të ekzaminojë çështjen me anë të Komitetit të Disiplinës dhe do të dalë në një vendim më datë 27 shtator". Kartoni i kuq në ndeshjen me Valencian ishte i 11- ti në karrierën e portugezit dhe i pari në Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania