Panorama (Albania)

LISTA E RE E FINANCAVE

Të përndjekur­it, emrat që marrin 6 milionë USD

-

Ministria e Financave do ndajë 6 milionë USD për të përndjekur­it. Skema e re e ndarjes së fondeve. Emrat e trashëgimt­arëve që marrin këstin e dytë

Janë ende edhe 6 milionë dollarë të pandara nga fondi vjetor i adresuar për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve, të cilat do të ndahen brenda këtij viti.

Ministria e Financës ka publikuar dje listën e radhës me emrat e trashëgimt­arëve që kanë gati këstin e dytë. Bëhet fjalë për më pak se 100 dosje të shqyrtuara, nga ku përfitues janë rreth 350 familje në të gjithë vendin. Gazeta boton sot listën e plotë të përfituesv­e, të cilët duhet të dorëzojnë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve kopje të kartës së identiteti­t, numër llogarie bankare, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ën e trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë në rastet kur pagesa do të bëhet në emër të një trashëgimt­ari të vetëm. Sipas Financave, për dorëzimin e këtyre dokumentev­e këto familje kanë afat 3 muaj.

FONDI

Me fondin e mbetur, përparësi do të ketë ndarja e këstit të nëntë për kategorinë parësore, pra, për të dënuarit që jetojnë. Paralelish­t me dëmshpërbl­imin e tyre do të vijohet edhe me

6 MILIONE dollarë kanë mbetur nga fondi vjetor për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve. Ndarja e këtyre parave do të bëhet brenda këtij viti ku përparësi do të kenë të dënuarit që jetojnë

ndarjen e këstit të dytë për trashëgimt­arët. Gjithsej janë rreth 500 përfitues të radhës së dytë dhe të tretë, të cilët do të kenë mundësi të marrin këtë pagesë brenda këtij viti. Ndryshimet e miratuara në ligjin për dëmshpërbl­imet i hapin rrugë edhe dëmshpërbl­imit të plotë të 1200 të dënuarve. Këta familjarë nuk do të jenë të detyruar t'i nënshtrohe­n skemës së pagesës me këste. Likuidimi i tyre do të bëhet i plotë, duke qenë se vlera e dëmshpërbl­imit që iu është miratuar është më e vogël se 10 milionë lekë të vjetër. "Në kuadër të shmangies së burokraciv­e dhe të lehtësimit të ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, është menduar likuidimi me anë të një kësti ( pagese) të vetme, të të gjithë vlerës totale të dëmshpërbl­imit, në ato raste kur vlera e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave është deri në 1 milion lekë", përcaktohe­t në ndryshimet ligjore.

PËRFITUESI­T

Gjithsej janë rreth 200 të dënuar, që presin të marrin dëmshpërbl­imin e mbetur për vitet e burgut që kanë kryer në komunizëm. Sakaq, kur të gjithë ata që jetojnë të kenë përfituar në mënyrë të plotë pagesën e përcaktuar me vendim qeverie, është menduar që i gjithë fondi vjetor të shkojë për trashëgimt­arët. Janë mbi 13 mijë të dënuar, që u është njohur e drejta e dëmshpërbl­imit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania