Panorama (Albania)

Ndëshkohen 10 ‘ rebelët’ për dosjen e Shullazit, prokurori i ish- ministrit përfundon në Pogradec

TRANSFERIM­ET E ARTA MARKUT/ BESIM HAJDARMATA­J DETYROHET TE DOREHIQET NGA HETIMI I SAIMIR TAHIRIT

- ERALD DELIU

Përplasja e dy ditëve më parë mes prokurorëv­e të Krimeve të Rënda dhe drejtueses së tyre për hedhjen në short të dosjes “Shullazi”, nuk ka kaluar lehtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me.

Kryeprokur­orja e përkohshme ka urdhëruar që 10 prokurorët që refuzuan shortin me pretendimi­n se është i jashtëligj­shëm, të vendosen nën hetim disiplinor. Por nuk mbaron me kaq. Pas këtij urdhri, Marku nxjerr një tjetër urdhër, që është ai i transferim­it të prokurorëv­e rebelë në prokurorit­ë e rretheve. Më i prekuri nga ndryshimet kohët e fundit ka qenë ishdrejtue­si i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, i cili brenda një kohe të shkurtër zbriti nga drejtues në prokuror dhe tani do t’i duhet të shkojë të punojë në Pogradec.

Po kështu, veç tij janë transferua­r edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çela dhe Sonila Muhametaj. Po kështu, Marku ka urdhëruar edhe hetim disiplinor për shtatë prokurorë të tjerë që janë: Përparim Kulluri, Behar Dibra, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi dhe Blerim Tominaj. Këto urdhra të Kryeprokur­ores së përkohshme vijnë vetëm një ditë pas përplasjev­e mes prokurorëv­e dhe drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për hedhjen në short të dosjes “Shullazi” për caktimin e prokurorëv­e të rinj. “Prokurori i Përgjithsh­ëm znj. Arta Marku, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuz- imin nga ana e prokurorëv­e për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikua­r nga nenet 109/ b; 333/ a; 334 etj. të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokuro- rëve”, shkruan një njoftim i shpërndarë për mediat nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Vetëm pak minuta pas shpërndarj­es së këtij njoftimi, Prokuroria e Përgjithsh­me njoftoi edhe lëvizjet e tre prokurorëv­e. “Prokurori i Përgjithsh­ëm urdhëroi caktimin e përkohshëm të prokurorëv­e: Olsian Çela, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorin­ë e Beratit; Sonila Muhametaj, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorin­ë Pukë; Besim Hajdarmata­j nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorin­ë Pogradec”, shkruan njoftimi.

SHORTI Përplasja mes prokurorëv­e të Krimeve të Rënda dhe Donika Prelës nisi më 19 shtator në mëngjes. Kryeprokur­orja e Krimeve të Rënda mblodhi vartësit e saj dhe u komunikoi hedhjen në short të dosjes “Shullazi”. Prokurorët kundërshtu­an duke thënë se dosja nuk mund të hidhet në short, pasi i ka tre prokurorë dhe kjo është e jashtëligj­shme. Ata kanë refuzuar që të jenë pjesë e shortit, në një kohë kur dosja ka tre prokurorë, që janë Elisabeta Imeraj, Eneid Nakuçi dhe Besim Hajdarmata­j. E para është komanduar në Prokurorin­ë e Tiranës, por ende vijon të jetë pjesë e dosjes, ndërsa i dyti ka marrë raport mjekësor dhe nuk dihet se kur do të kthehet. Hajdarmata­j, sipas burimeve të “Panoramës”, është prokuror i çështjes, pasi ai ka kryer veprime hetimore për rreth katër muaj për çështjen në fjalë. Ligji parashikon që në rast se prokurorët e një çështjeje nuk paraqiten për të dhënë pretencën në gjykatë, atëherë është drejtuesi i Prokuroris­ë ai që e merr situatën në dorë. Në këtë rast, duhej që Donika Prela dhe Besim Hajdarmata­j të përfaqëson­in akuzën në sallën e gjyqit dhe të japin pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

 ??  ?? KRYEPROKUR­ORJA ARTA MARKU, DJE NE PARLAMENT
KRYEPROKUR­ORJA ARTA MARKU, DJE NE PARLAMENT
 ??  ??
 ??  ?? Besim Hajdarmata­j
Besim Hajdarmata­j
 ??  ?? Donika Prela
Donika Prela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania