Panorama (Albania)

Protesta kundër shembjes së Teatrit, sulmohen Yllka Mujo dhe Eva Alikaj

-

Përfaqësue­s të shoqërisë civile, intelektua­lë dhe qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së grupimit të Aleancës për Teatrin për të zhvilluar një protestë përpara Parlamenti­t gjatë kohës që maxhoranca kalonte ligjin për teatrin në seancë. Me pankartat “Unë jam teatri, ti je tradhtar”, përfaqësue­sit e shoqërisë civile protestuan për mbi dy orë përpara Parlamenti­t, ku në shenjë simbolike për miratimin e ligjit për teatrin hodhën Kushtetutë­n në koshin e plehrave. Por përpara zhvillimit të protestës, një prej përfaqësue­sve të Aleancës për Teatrin është përplasur verbalisht me aktoret Eva Alikaj dhe Yllka Mujo përpara Teatrit Kombëtar. Në një rrëfim për “Panorama”, aktorja Eva Alikaj sqaroi se është ofenduar nga një protestues­e që kërkonte që aktoret të mbanin qëndrim. “Ishte një grua e inatosur dhe tha: ‘ Po ju mi, pse nuk luftoni për Teatrin, po luftojmë në për të luajtur ju, për surratin tuaj’. Pastaj tha dhe disa fjalë për Yllka Mujon. Ishte me një pllakatë në dorë”, sqaroi Alikaj. Sipas aktores së njohur, gjithsecil­i është i lirë të protestojë, por nuk është e drejtë të agresohen dhe të ofendohen artistët. “Sa kanë të drejtën ata të protestojn­ë, ne kemi të drejtën të punojmë. Por nuk mendoj se njerëzit duhet të jenë agresivë me artistët. Nëse është fjala për mbrojtjen e godinës, duhet të mbrohen dhe njerëzit, artistët. Nëse ti i thua ‘ për surratin tuaj artistëve’, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Nnë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artiste e shtuar e Teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet dhe në këtë rast po e paguajnë artistët. Mirë, keq nuk po gjykoj se kush ka të drejtë”, tha për “Panorama” Eva Alikaj.

 ??  ?? Aktorja, Eva Alikaj
Aktorja, Eva Alikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania