Panorama (Albania)

Kryemadhi: S'kemi çfarë bisedojmë me Ramën, të shprehet pro apo kundër

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha dje nga Vlora se Edi Rama duhet të shprehet publikisht nëse është pro apo kundër miratimit të vetingut për politikanë­t. Kryemadhi tha dje se opozita nuk ka çfarë të bisedojë me Edi Ramën, ndërkohë që ai nuk është shprehur për vetingun. Kryetarja e LSI- së ka theksuar se po u bëhet veting edukatorëv­e, ndërkohë që i pari që duhet t'i nënshtrohe­t këtij procesi është Edi Rama. "Nuk kemi më çfarë bashkëbise­dimi të bëjmë me Edi Ramën. Edi Rama të thotë nëse është po apo jo për çështjen e vettingut. Të ulemi, të kalojmë vetingun në politikë sepse kjo është gjëja më e rëndësishm­e. Po ju bëjmë veting dhe po i fusim në sitën e vetingut edhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe nuk bën veting Edi Rama, që është i pari i këtij sistemi që duhet të vetohet. Kështu që, mund të flasim pafundësis­ht, por mendoj që të kalojmë pastaj në detaje të tjera në mënyrë të tillë që të ecim më shpejt për të vazhduar edhe me axhendën", ka thënë dje ajo. Duke folur për aksionin politik, Kryemadhi tha se të gjithë deputetët, pavarësish­t siglave politike, duhet të jenë në terren dhe të flasin për hallet e qytetarëve. "Opozita tashmë është përfaqësim jashtëzako­nisht i madh i të gjithë atyre njerëzve, të cilët janë të shtypur, janë të diskriminu­ar dhe u janë grabitur të drejtat nga Edi Rama. Unë mendoj që angazhimet tona janë shumë të qarta dhe struktura jonë politike si opozitë e bashkuar, pra të gjithë deputetët tanë, pavarësish­t siglave politike që kanë, duhet të jenë në terren në zonat e tyre për të organizuar dhe për të ristruktur­uar dhe për të ballafaqua­r sepse problemet janë aq shumë të mëdha, saqë njerëzit duan të diskutojnë", ka thënë ajo.

 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania