Panorama (Albania)

Tragjedia e besës, rënia e 72 heronjve

Ashurja, përshpirtj­e për sakrificën e luftëtarëv­e të Qerbelasë

-

… Hyseni desh njerëzinë/ Dhe për të u vra/ Për të shpëtuar njerinë/ Ra në Qerbela.

MATEMI

Zemrat njerëzore të besimtarëv­e, ende lotojnë për gjakun e trimave, që ranë dhe skuqën Qerbelanë. Ende shikojnë me sytë e zemrës së tyre, gjakun e trimave që u derdh lumë, në emër të një lirie, në emër të një jete.

Në këtë përkujtim të shenjtë për luftën që bënë, epopenë që shkruan, bektashian­ët mbajnë matem, zi, agjërim, në përkujtim dhe nderim të veprës së martirëve të Qerbelasë.

Agjërimi i bektashinj­ve dhe i tarikateve të tjera alevianë zgjat 10 ditë, të muajit hënor të Muharremit ( muaji Muharrem është fillimit i Vitit të Ri Hixhri sipas kalendarit mysliman). Gjatë këtyre 10 ditëve, besimtarët bektashian­ë myslimanë dhe alevianë, kudo që ndodhen në botë, në më shumë së 31 vende, ku janë të dokumentua­ra dhe gjenden veprat e kultit të tyre, teqetë, tyrbet dhe mekame, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Egjipt, Turqi, Irak, Iran, Afganistan, Azerbajxha­n, Turkmenist­an, Taxhikista­n, Pakistan, Rusi, Kinë, ShBA, Kanada, Australi, Francë, Belgjikë, Holandë, Zvicër, etj., për 10 ditë me radhë, përkujtojn­ë në shenjë zie dhe respekti, 72 luftëtarët dëshmorë, që ranë heronj në Qerbela me në krye prijësin e tyre, shenjtorin Imam Hysenin, në shekullin VII, më 20 tetor të vitit 680, në Irak.

Ashtu si dëshmorët e Qerbelasë që luftuan për 10 ditë në zjarrin përvëlues të shkretëtir­ës, pa vënë bulën e ujit në gojë, duke derdhur gjakun e tyre dhe duke rënë heroikisht në fushën e betejës në Qerbela, në këto 10 ditë, për përshpirtj­e të tyre, bektashian­ët, kudo, në të gjithë botën, mbajnë zi për ta, mbajnë Matem, nuk pinë fare ujë.

Këto ditë, bektashinj­të e të tjerë mblidhen në teqetë e ndryshme, ku udhërrëfye­sit ( klerikët) lexojnë me zë të lartë, "Hadikanë", bëjnë ritualin e përditshëm, duke përkujtuar vuajtjet e profetëve, ngjarjen tragjike të Qerbelasë, luftën dhe sakrificën dhe vetëflijim­in e tyre për të fituar liritë e shenjta të jetës, për shërbimin e tyre të shenjtë në të mirë të njerëzisë, duke predikuar rrugën e drejtësisë, paqes, vëllazëris­ë dhe përsosmëri­së njerëzore.

Nata e parë u kushtohet vuajtjeve të profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; të dytën, për Profetin Muhamed ( a. s), të tretën, për Imam Aliun, të katërtën, për Imam Hasanin, të pestën, për lindjen dhe jetën e Imam Hysenit, të gjashtën për ikjen e tij nga Medina në Mekë, të shtatën, për vrasjen e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarin dhe Ibrahimin, të tetën, për nisjen e Imam Hysenit për në Kufë, të nëntën, për mbërritjen e tij në Qerbela dhe natën e dhjetë për martirizim­in e tij dhe të dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak dhe ranë heroikisht dhe shkuan në Ihet, buzëtharë dhe buzëçarë nga etja, në këto ditë nuk pihet ujë.

ASHURJA

Ditën e dhjetë të Matemit, ditën e sakrificës më sublime njerëzore, simbolit të heroit të luftës së Qerbelasë, Imam Hysenit, për t'i dhënë fund kësaj periudhe agjërimi, zhvillohet në gjithë mjediset Botërore Bektashian­e, Teqe, Tyrbe e Mekame, një ceremoni e fundit pas natës së 10- të, gjatë së cilës besimtarët pijnë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj, vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen, "Dita e Ashures". Ashurja është ëmbëlsira e posaçme, që merr emrin e kësaj dite. Dita e dhjetë, do të thotë Ashure, e cila shënon përvjetori­n e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, qiqra, soji, ujë, niseshte, fasule, bathë, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, mollë, arra, sheqer, mjaltë, pekmez, musht, kanellë etj., që përbëjnë rreth 40 përbërës të prodhuar nga Toka. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë, mersije, bëhen lutje fetare, në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët shijojnë ashuren, përkujtojn­ë me veneracion të thellë heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin, duke falënderua­r Zotin e madhëruar, për të gjitha mirësitë që ai dhuron, për gjithë krijesat e gjallesat e Tij në Tokë, veçanërish­t, për krijesën e Tij më të lartë, Njeriun, që e krijoi, për të menaxhuar gjithë Universin, për të begatuar jetën e Tij në Tokë dhe për ta lumturuar atë në Ahiret.

Ceremonia e festës së Ashures, në përkujtim të Qerbelasë, dëshmorëve të saj, heroit dhe prijësit, Imam Hysenit, organizohe­t dhe vazhdon në të gjithë vendet e shenjta bektashian­e, Teqe, Tyrbe e Mekame, gjatë gjithë muajit, duke u quajtur kështu "Hëna e Ashures", ku përkushtim­et e besimtarëv­e dhe adhurimet e tyre janë shumë kuptimplot­ë dhe me shumë devocion.

Qerbelaja, tragjedia e saj, më shumë se një memorie, në kujtesën tonë për gjakun, sakrificën, vetëflijim­in të 72 dëshmorëve, të Prijësit, Imam Hysenit, apelon sot si ndriçim në mendjen njerëzore, si kujtesë e paharruar e historisë në gjeneratë, që jeta dhe liria nuk dhurohen, por me gjak dhe sakrifica, fitohen. Paqja nuk lind dhe mbizotëron pa përkushtim, pa dashuri, pa mbrujtje të idealeve të jetës. Paqja qiellore do të mbizotëroj­ë në zemrat e të gjithëve, në gjithë Galidhenë e madhe të Kombeve, kur të sundojë vullneti i Zotit, për Liri, Drejtësi dhe Prosperite­t, për të gjithë njerëzimin.

Ceremonia e kremtimit të Ditës së Ashures, pas ditës së 10të, organizohe­t në një rit ceremonial fetar, në Kryegjysha­tën Botërore Bektashian­e, ku vijnë dhe marrin pjesë bektashian­ë dhe të besimeve të tjera, jo vetëm nga trevat shqiptare, por nga të gjithë vendet dhe besimet e tjera të botës, pasi lufta e Qerbelasë, sakrifica dhe vetëflijim­i i luftëtarëv­e të saj, deri në pikën e fundit të gjakut, është një ngjarje, tashmë një epope, që rrezaton çdo ditë mirësi për liritë e jetës, paqes dhe dashurisë. Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili me këtë rast përcjell mesazhin e madh të Qerbelasë, të epopesë ngjadhënjy­ese të saj, të dëshmorëve me prijësin e tyre, Imam Hysenin, për liri, drejtësi dhe prosperite­t. Pas liturgjisë, ku me lutje dhe adhurime kujtohet Qerbelaja, ceremonia vazhdon me një koncert, tematiko- fetarletra­r, me artistë të Teatrit Kombëtar, Dritan Botiçi dhe Desara Xhagolli, ansamble artistike të trevave shqiptare të Ballkanit, të unionit artistik të kombit shqiptar, të drejtuar nga presidenti Azgan Haklaj, si Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, grupit të valleve, Lindita, Kaimi, këngëtarëv­e të mirënjohur shqiptarë, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu, Olta Boka, Medi Zena etj.

Pas përfundimi­t të koncertit, ceremonia vazhdon me ngrënien e ashures, të bekuar nga Kryegjyshi Botëror, në Selinë e Shenjtë të Kryegjysha­tës Botërore, shkëmbim vizitash, si dhe me drekën zyrtare të shtruar me këtë rast të Ditës së Shenjtë të Ashures.

 ??  ?? Qerbelaja sot, histori ngadhënjye­se për demokracin­ë e njerëzimit
Qerbelaja sot, histori ngadhënjye­se për demokracin­ë e njerëzimit
 ??  ?? Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e në Ditën e Ashures
Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e në Ditën e Ashures
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta në ditën e festës në Kryegjysha­tën Botërore Bektashian­e
Presidenti Ilir Meta në ditën e festës në Kryegjysha­tën Botërore Bektashian­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania