Panorama (Albania)

Një mijë euro ryshfet, pranga juristit të Hipotekës në Shkodër

Dyshohet se do përshpejto­nin procedurat për një dosje pronësie

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Një zyrtar i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë të dyshuar si sekserë janë ndaluar dhe arrestuar nga Policia, duke finalizuar me sukses operacioni­n e koduar “sekseri”.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistrua­r procedimin penal ndaj shtetasit Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë Hipotekës së Shkodrës dhe njëkohësis­ht anëtar i Këshillit Bashkiak, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, Policia ka ndaluar edhe shtetasin Sokol Tirana ( mik i juristit), i dyshuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Përveç tyre, Policia ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara. Edhe këta shtetas akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas burimeve nga Prokuroria, shtetasi Sokol Tirana dyshohet se ka përfituar shumën 1 mijë euro nga Joan Zefi dhe Ndoc Tara, të cilët kërkonin që nëpërmjet juristit të Hipotekës, Mirjan Bletaj, të krijoheshi­n lehtësira për të përshpejtu­ar procedurat për një dosje pronësie të depozituar në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive. Pagesa prej 1 mijë eurosh ishte lënë që të bëhej në një lokal në afërsi të Hipotekës së Shkodrës dhe në ato momente Policia ka ndërhyrë, duke arrestuar dy shtetasit, Ndoc Tara dhe Joan Zefi.

Më pas janë ndaluar edhe juristi i Hipotekës, Mirjan Bletaj dhe Sokol Tirana. Sipas burimeve pranë Policisë, të ndaluarit dhe të arrestuari­t kanë mohuar akuzat ndaj tyre për korrupsion pasiv dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke thënë se nuk kanë lidhje për çfarë dyshohen.

PRECEDENTË­T Edhe më përpara, në Hipotekën e Shkodrës ka pasur raste kur drejtorë apo edhe ish- punonjës janë akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” apo korrupsion pasiv, por deri më tani nuk ka asnjë të dënuar, pavarësish­t akuzave të ngritura apo arrestimev­e të bëra herë pas here gjatë këtyre viteve të fundit. Pak ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shumë shpejt do të ketë raste konkrete me arrestime në zyrat e hipotekave për çështje korrupsion­i dhe siç duket ka nisur nga Shkodra. SI U ZBULUA SKEMA Sipas burimeve nga grupi i hetimit, prej disa muajsh, Prokuroria e Shkodrës dhe Policia kishte nisur disa hetime për Hipotekën e këtij qyteti, duke arritur në zbardhjen e këtij rasti që organi i akuzës dyshon se është korruptiv. Burimet bëjnë me dije se shtetasi Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan në Njësinë Dajç, kishte për të marrë certifikat­ën e pronësisë të një objekti. Për të përshpejtu­ar këtë procedurë, ka kontaktuar me shtetasin Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Ky i fundit i kishte kërkuar një mijë euro kundrejt marrjes të përshpejtu­ar të certifikat­ës së pronësisë dhe ato para do t’ia jepte shtetasit Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Këto para sekserët e dyshuar do t’ia dërgonin juristit të Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka dyshime se mund të jenë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, në këtë çështje apo çështje të tjera që janë nën hetim e sipër.

 ??  ?? Juristi Mirjam Bletaj
Juristi Mirjam Bletaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania