Panorama (Albania)

S’regjistroi 7 shtetas turq, pranga polices së Rinasit

-

Efektivja me detyrë kontrollor­e, Brunilda D., dyshohet se nuk ka kryer regjistrim­in në sistem të 7 shtetasve turq në Aeroportin e Rinasit, të cilët disa ditë më parë u kapën duke tentuar të kalonin kufirin shqiptar në drejtim të Malit të Zi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, dyshimet për implikimin e kësaj efektiveje lindën pikërisht në momentin kur shtetasit e huaj u ndaluan në Pikën e Kalimit Kufitar me Malin e Zi. Më pas, nga verifikime­t e kryera në aeroportin "Nënë Tereza", rezultoi se këta shtetas ishin lejuar të hynin në territorin shqiptar në mënyrë antiligjor­e nga kontrollor­ja Brunilda D., e cila nuk kishte kryer regjistrim­in e tyre në sistem. Në këto rrethana, ajo është arrestuar dje nga SHÇBA për veprat penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Dhënie ndihme në kalim të paligjshëm kufiri". Megjithatë, deri tani nuk është saktësuar nëse një veprim i tillë i efektives është kryer nga neglizhenc­a apo në këmbim të ndonjë ryshfeti. Ministria e Brendshme njoftoi dje se SHÇBA arrestoi në flagrancë një punonjëse të Policisë Kufitare në Rinas nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. "Dyshimet për implikimin e punonjëses së Policisë, Brunilda D., me detyrë kontrollor­e në Komisariat­in e Policisë Kufitare dhe Emigracion­it Rinas, lindën pas kapjes së 7 shtetasve turq, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë antiligjor­e nga punonjësja e Policisë, , duke mos kryer regjistrim­in në sistem", thuhet zyrtarisht nga Ministria e Brendshme. Më tej, theksohet se tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania