Panorama (Albania)

Vrasje, trafik droge e gjobëvënie, përgjimet që prangosën 11 anëtarët e “Bajrit”

Rihapet dosja e vdekjes së 15- vjeçares, dyshime se është vrarë nga Behar Bajri

- ERALD DELIU

Grupi kriminal i Safet Bajrit akuzohet për një sërë veprash penale të ndryshme. Kështu, pjesëtarë të ndryshëm të grupit janë duke u hetuar për disa vrasje dhe atentate në qytetin e Shkodrës, por edhe në vende të tjera.

Gjithashtu, burime brenda grupit hetimor thonë për “Panorama” se grupi i Bajrit dyshohet se merret edhe me trafik droge, ndërsa kohët e fundit ishte organizuar në vendosjen e gjobave në qytetin e Shkodrës. Këtë e konfirmoi edhe vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për mediat ditën e djeshme. Kështu, sipas hetimeve, që kanë zgjatur plot gjashtë muaj, grupi kriminal dyshohet për një seri vrasjesh, atentatesh, pastrim parash, trafik droge, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, armëmbajtj­e pa leje si edhe shumë vepra të tjera penale. Në ngarkim të grupit rëndojnë edhe dy akuza për vrasje të ndodhura në vitin 2001 dhe në vitin 2002, që kanë mbetur të pazgjidhur­a deri më sot. Me një karrierë të gjatë kriminale paraqitet Behar Bajri, që tashmë dyshohet si personi kryesor që mund të ketë vrarë 15- vjeçaren Fabiola Bajri, bashkëshor­ten e tij. Kjo e fundit u gjet më datë 26.06.2002 e pajetë në banesën e saj me një plumb në kokë. Ngjarja u klasifikua si vetëvrasje, por tani dyshohet se e ka vrarë Behar Bajri. Gjithashtu, Bajrët dyshohet se janë të përfshirë në disa ngjarje kriminale. Kështu, ata dyshohen edhe për vrasjen e vëllezërve Osman dhe Artur Alibali në vitin 1999 në Shkodër. Gjithashtu, Bajrët dyshohet se kanë grabitur dhe plagosur shtetasin Arben Tuzi në vitin 1999 dhe më pas i kanë bërë atentat në vitin 2001, ku ai ka gjetur vdekjen. Gjithashtu, në vitin 2006, Behar Bajri akuzohet për përdhunimi­n e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpuni­m me një tjetër person. Për këtë ngjarje, Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpuni­m”, “marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14- 18 vjeç”. Më 4 gusht të vitit 2006, Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom- Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë. Nuk mbeten mbrapa edhe trafiku i lëndëve narkotike dhe aktivitete­t kriminale në Holandë dhe Belgjikë të Safet Bajrit, i cili implikohet edhe në zhdukjen e dy shtetasve shqiptarë. Gjithashtu, Prokuroria po heton edhe për lidhjen e tyre me vrasjet e fundit në Shkodër dhe gjobëvënie­ve të disa bizneseve.

 ??  ?? Armir Grimaj
Armir Grimaj
 ??  ?? Safet Bajri
Safet Bajri
 ??  ?? SAFET BAJRI
SAFET BAJRI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania