Panorama (Albania)

Prela shfaqet me prokurorin “rebel”, PD: Pse Marku i transferoi

Drejtuesja e Krimeve të Rënda shmang përgjigjet për përplasjet

-

Pas ditësh tensione në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, mes drejtueses së saj dhe 10 prokurorëv­e që refuzuan shortin “Shullazi’, Donika Prela ka vendosur të heshtë sërish. Ajo u shfaq ditën e djeshme në konferencë­n për mediat përkrah prokurorit të Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj. Kjo është dalja e parë në publik e Prelës pas përplasjev­e për shortin “Shullazi”. Kujtojmë se Blerim Tominaj është një nga 10 prokurorët që refuzoi shortin për dosjen “Shullazi” dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Në konferencë­n për mediat për operacioni­n “Oaz” ku u arrestua Safet Bajri së bashku me 10 persona të tjerë, drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda refuzoi që të flasë për përplasjet në organin e akuzës. Megjithatë, ajo u shfaq e qetë përkrah prokurorit Tominaj, që ka kryesuar hetimet për Safet Bajrin dhe grupin e tij. Donika Prela mblodhi prokurorët më datën 19 shtator dhe u komunikoi se do ta hidhte në short dosjen “Shullazi” për të caktuar prokurorë të rinj. Kjo gjë u kundërshtu­a nga të paktën 10 prokurorë, të cilët e cilësuan të jashtëligj­shme hedhjen në short të dosjes, në kushtet kur ajo ka tre prokurorë. Sipas tyre, dosjet hidhen në short në fazën e hetimit dhe kur nuk kanë në të asnjë prokuror. Mirëpo, Prela ka insistuar se do ta hidhte në short, edhe pse prokurorët Imeraj, Nakuçi dhe i fundit Hajdarmata­j vijonin të qëndronin në dosje. Kjo bëri që të kishte debate të ashpra që sollën braktisjen e shortit. Më pas, Prokurorja e Përgjithsh­me urdhëron hetim disiplinor për 10 prokurorët rebelë dhe firmos urdhrat e transferim­eve për Olsian Çelën, Sonila Muhametajn dhe Besim Hajdarmata­jn. Këto lëvizje sollën edhe përplasje me akuza e kundërakuz­a mes Markut dhe prokurorëv­e.

 ??  ?? Tominaj e Prela
Tominaj e Prela
 ??  ?? Prokurori “rebel” ( majtas) me Donika Prelën e Ardi Veliun
Prokurori “rebel” ( majtas) me Donika Prelën e Ardi Veliun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania