Panorama (Albania)

Mjekët lirohen nga burgu me 1.2 milionë lekë garanci

Reagon bashkëshor­tja e Çelës: Kjo është e gjitha e stisur

- SHKODER/

Lirohen nga burgu 7 mjekët dhe infermierë­t e Spitalit të Shkodrës. Lot gëzimi pas seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për lirimin e mjekëve dhe infermierë­ve.

Kjo Gjykatë, pas seancës që u shty një ditë më parë, ka liruar mjekët dhe infermierë­t e Spitalit Rajonal të Shkodrës bashkë me pjesën e administra­tës që ishin në “Arrest shtëpie”. Kështu, Gjykata ka vendosur që të heqë masën e sigurisë, duke e revokuar atë për mjekun Luan Dragusha, duke e lënë të lirë, ndërsa i është hequr automatiki­sht edhe pezullimi nga detyra dhe tashmë do të rikthehet sërish në Spitalin e Shkodrës për t’iu shërbyer pacientëve të tij ashtu si më parë. Ndërkohë, ishdrejtor­i, Përparim Çela, është liruar me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është i pezulluar sa i përket funksionit në administri­min e spitalit. Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “Detyrim paraqitje”, ndërsa, po ashtu, i është hequr vendimi për pezullim nga detyra. Nga ana tjetër, farmacistj­a Karmen Kaçulini u la e lirë me garanc- inë pasurore prej 3 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar për të qenë pjesë e administri­mit të spitalit, por kjo nuk e pengon atë që të vijojë punën e mëparshme në farmacinë e spitalit. Amanda Matlija u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa do të vijojë punën e mëparshme si pjesë e administra­tës. Edhe Juliana Zhuri u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar nga detyra në administri­m të spitalit. Për Albana Mehmetajn u revokua masa e sigurisë, duke e lënë të lirë, ashtu si mjeku Dragusha. Prokuroria, nga ana e saj, kërkoi masë shtrëngues­e “Arrest me burg”, ndërsa avokatët kundërshtu­an duke thënë se mjekët dhe infermierë­t nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzohen, pasi blerjen e stendave për operacione e kryen Ministria e Shëndetësi­së. Gjithashtu, sipas avokatëve, stendat e blera janë përdorur në operacione. Në dy vite janë bërë 519 ndërhyrje dhe për një operacion mjeku duhet të ketë të gatshme 160 stenda. Në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se ministria ka parashikua­r gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017. Bashkëshor­tja e ish- drejtorit Çela, Marjeta Karanxha, bëri një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha kjo është e stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre. Ndërsa mjekët dhe infermierë­t ndodheshin të arrestuar, janë me dhjetëra pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nuk kanë marrë shpërblim mjekësor në spital që kanë rrezikuar jetën e tyre. Një prej tyre, Andrea Rajta, i pranishëm jashtë mjediseve të Gjykatës, tha se nuk ka mundur që të marrë shërbim për shkak se mjeku i zemrës, Edi Smajlaj, është i shpallur në kërkim dhe se rrezikon jetën e tij nëse nuk mjekohet. Si Andrea, janë çdo ditë minimalish­t 20 persona. Në këtë çështje vazhdon masa e sigurisë “Arrest me burg” për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj, të cilët janë ende në kërkim, ndërsa 7 të tjerët u liruan të gjithë.

 ??  ?? Familjarët e mjekëve dhe farmacistë­ve, pas vendimit të Gjykatës
Familjarët e mjekëve dhe farmacistë­ve, pas vendimit të Gjykatës
 ??  ?? Luan Dragusha me bashkëshor­ten pas vendimit
Luan Dragusha me bashkëshor­ten pas vendimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania