Panorama (Albania)

Me maska dhe armë terrorizoj­në familjen: Na lidhën dhe na goditën

Kryefamilj­ari Ahmet Mira: Mua dhe bashkëshor­ten na goditën dhe na lidhën. Djalit të vogël i ra të fikët kur na pa të gjakosur

- BULQIZE/ ALBI LALA

Terrorizoj­në pesë anëtarët e familjes me armë, ende asnjë gjurmë të autorëve.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e së premtes në banesën e familjes Mira, që jeton në periferi të qytetit të Bulqizës. Gjithçka ka nisur rreth orës 21: 30, kur çifi Mira mbylli dyqanin në qytet dhe u nis me makinë për të shkuar në banesë. Në momentin që kanë mbërritur para banesës dhe kryefamilj­ari ka zbritur nga makina për të hapur portën, tre persona me maska dhe armë i kanë rrethuar dhe kanë goditur Ahmet Mirën. Gjithashtu, autorët goditën dhe bashkëshor­ten e tij, në momentin që tentoi të shkonte te fëmijët që gjendeshin në banesë. Pas kësaj, nën kërcënimin e një arme kallashnik­ov, autorët i kanë lidhur katër pjesëtarët e familjes, duke lënë të lirë vetëm djalin e mitur. Më pas, të qetë, grabitësit kanë kontrollua­r banesën për të gjetur paratë, por janë larguar duke marrë vetëm disa sende me vlerë si dhe makinën tip furgon. Nga e gjithë ngjarja kanë pësuar traumë tre fëmijët e çiftit Ahmet dhe Burbuqe Mira. Kryefamilj­ari tregon se si djali i vogël humbi ndjenjat kur pa prindërit e gja- kosur. "Rreth orës 21: 30, pasi mbyllëm dyqanin, u nisëm për në banesë ashtu si çdo ditë tjetër. Sapo arritëm te porta e shtëpisë dhe kemi zbritur, tre persona na rrethuan. Ata fillimisht më goditën mua. Në atë moment jam përleshur me ta, por nuk arrita t'u rezistoja pasi ishin tre veta. Për nja pesë minuta jam përleshur me ta në hyrje të shtëpisë. Fëmijët dhe nëna dolën nga banesa nga zhurma që u krijua. Në atë moment, bashkëshor­tja tentoi të shkonte te fëmijët, por edhe atë e goditën pas shpine duke e lënë pa frymë në tokë. Nën kërcënimin e armës, ata na urdhëruan të futeshim brenda e të vendoseshi­m në një dhomë. Automatiku­n ma vendosën mua në ballë. Njëri prej tyre qëndroi me ne në dhomë, ndërsa dy të tjerët filluan bastisjen e shtëpisë. Na lidhën të gjithëve, duke lënë të lirë vetëm djalin e vogël. Djali na pa neve të gjakosur, i ra të fikët, por shyqyr i hodhën ata ujë në fytyrë dhe erdhi në vete", shprehet 50vjeçari. Ahmet Mira tregon se nuk ka probleme me askënd, duke shtuar se këtë që ka përjetuar nuk e ka kaluar as në vitin e trazirave, 1997. Nga ana tjetër, 50vjeçari i kërkon Policisë të zbulojë autorët në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. "Kemi qëndruar të lidhur për nja një orë e gjysmë. Pastaj, kur u larguan, kam lajmëruar vëllain dhe Policinë. Kur ikën, më morën edhe makinën, me të cilën po vija në shtëpi, një furgon. Unë nuk kam probleme me askënd, punoj me ato biznese që kam. Më parë më kanë grabitur dyqanet, por kurrë si sot që më është vënë arma në kokë nuk kam përjetuar tmerr. Shpresoj shumë që institucio­net ligjzbatue­se të bëjnë punën dhe të arrestojnë autorët, sepse në të tilla kushte situata është shumë keq. Nëse shteti nuk na mbron, i bie që ne të armatosemi të gjithë për të ruajtur veten", tha Ahmet Mira. Nëna e tij, Rabie Mira, thotë se në 80 vitet e jetës së saj nuk mban mend terror të tillë as në vitin e mbrapsht të ' 97- s.

 ??  ?? Shtëpia ku hynë maskat
Shtëpia ku hynë maskat
 ??  ?? Banesa e familjes Mira ku ndodhi ngjarja
Banesa e familjes Mira ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania