Panorama (Albania)

Goditet grupi i Bajrit, prangosen 11 persona në Tiranë, Shkodër e Roterdam

Operacioni “Oaz” i shtrirë në tri qytete, Policia sekuestron hotelin dhe lokalin e Safet Bajrit në Shkodër

- ERALD DELIU

Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, goditën në një operacion ditën e djeshme grupin e Safet Bajrit, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Operacioni i koduar “Oaz” erdhi pas gjashtë muajsh hetime intensive në Shqipëri dhe Holandë ku fshiheshin dhe vepronin anëtarët e grupit. Koka e tij, Safet Bajri, ( Rustemi) u arrestua në Tiranë dy ditë më parë, teksa ishte duke luajtur bilardo në zonën e “Xhamllikut”. Bajri ishte i armatosur, por në momentin e arrestimit është zënë në befasi, duke hedhur pistoletat në dyshime. Përveç Tiranës, operacioni është shtrirë edhe në Shkodër dhe Roterdam, ku janë arrestuar persona të tjerë. Detajet e operacioni­t i komunikoi drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, i shoqëruar edhe nga drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, së bashku me prokurorin Blerim Tominaj. Të arrestuari­t janë: Safet Bajri; Behar Bajri, i kapur në Roterdam; Samet Halluni, i kapur në Roterdam; Ilir Rustemi, i arrestuar në operacioni­n e Shkodrës më 6 shtator; Emrah Plaku, i arrestuar në Shkodër më 6 shtator; Astmer Bilai, i arrestuar në Shkodër më 6 shtator; Armir Grimaj, i arrestuar dje në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviç , i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë. Policia tha se dy prej anëtarëve të grupit janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre. OPERACIONI Policia dhe Prokuroria kishin kohë që ndiqnin hapat e Safet Bajrit, kreut të grupit famëkeq që dyshohet për vrasje, gjobëvënie, trafik droge etj. Së fundmi, oficerët e Policisë kishin marrë informacio­n se Safet Bajri kishte lëvizur nga qyteti i Shkodrës dhe ndodhej në një zonë të Tiranës. Duke shkëmbyer informacio­ne edhe me shërbimet partnere, u vendos që të ndërhyhej në mënyrë të sinkronizu­ar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. “Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar, dhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderue­shme parash. Ky grup është i dys- huar dhe po hetohet intensivis­ht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, tha në konferencë­n për mediat drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë. Operacioni për arrestimin e Bajrit nisi ditën e djeshme, në orën 21: 00, dhe përfundoi me arrestimin e tij në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë në një bilardo të zona e “Xhamllikut”. Ndërhyrja operaciona­le është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet, duke shkëmbyer informacio­n intensiv. Gjithashtu, u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkët­a operaciona­le, të mbështetur­a nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.

“Gjatë ditëve të operacioni­t për identifiki­min dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm, janë shkëmbyer me dhjetëra informacio­ne, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoritete­ve ligjzbatue­se që asistojnë Prokurorin­ë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj”, tha më tej drejtori i Policisë.

 ??  ?? Dy pistoletat e Safet Bajrit, të cilat i kishte me vete gjatë arrestimit
Dy pistoletat e Safet Bajrit, të cilat i kishte me vete gjatë arrestimit
 ??  ??
 ??  ?? Safet Bajri në momentin e arrestimit
Safet Bajri në momentin e arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania