Panorama (Albania)

FSHF mbron Grimajn: Besojmë në pafajësinë e tij

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ditën e djeshme pas arrestimit të trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grimajt. Ky i fundit u prangos në kuadër të operacioni­t "Oaz", që përfundoi me arrestimin e 11 personave si pjesë e grupit të Safet Bajrit. Grimaj dyshohet se është përfshirë në trukime ndeshjesh. Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë në mbrojtje të trajnerit Grimaj, duke thënë se ka besim në pafajësinë e tij, por verdiktin final ia lë Drejtësisë. "Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z. Armir Grimaj, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF, në qëndrimin e saj, është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshi­rjen e trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale, për të cilën është ndaluar nga ana e autoritete­ve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë. Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, për sa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj. FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitet­in e tyre momental karshi z. Grimaj, që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalit­et të lartë në ambientin e futbollit shqiptar dhe jo vetëm."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania