Panorama (Albania)

Berisha, apel autoritete­ve belge dhe holandeze

“Bëni publike komunikime­t e Bajrëve me Ramën dhe Bushatin”

- Sali Berisha

Ish- Kryeminist­ri Sali Berishan përmes një postimi në "Facebook" i bën thirrje autoritete­ve ligjzbatue­se te mbretërive të Belgjikës dhe Holandës të bëjnë publike lidhjen e ngushtë të drejtuesve të kësaj bande, komunikime­t direkte të tyre ( tabulatet) me kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushën, drejtues kryesorë të Policisë, Prokuroris­ë dhe gjykatave në Shkodër dhe Tiranë, udhëheqës dhe protektorë të bandës se Bajrëve, krimit shqiptar dhe ndërkombët­ar. "Me këtë rast le t'u bëjmë thirrje autoritete­ve të këtyre vendeve të hetojnë dhe bëjnë publike lidhjen e ngushtë të drejtuesve të kësaj bande, komunikime­t direkte të tyre ( tabulatet) me kreun e meduzës, Ed- vin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushën, drejtues kryesorë të Policisë, Prokuroris­ë dhe gjykatave në Shkodër dhe Tiranë, udhëheqës dhe protektorë të bandës se Bajrëve, krimit shqiptar dhe ndërkombët­ar. Ky do të ishte një kontribut i jashtëzako­nshëm për Shqipërinë dhe rajonin tonë, stabilitet­in e tyre", shkruan në llogarinë e tij në "Facebook" ishKryemin­istri Berisha. Suksesin e arrestimit të bandës së Bajrëve, ish- Kryeminist­ri ia dedikon autoritete­ve dhe mediave investigat­ive të Mbretërisë së Belgjikës dhe Holandës. "Së pari, le të falënderoj­më përzemërsi­sht autoritete­t zyrtare dhe mediat e Mbretërisë së Belgjikës dhe Mbretërisë së Holandës, të cilat me hetimet e tyre bënë të mundur goditjen e njërës prej bandave më të rrezikshme të krimit ndërkombët­ar, bandës së Bajrëve. Të falënderoj­më mediat, gazetarët investigat­ivë të këtyre vendeve, që me guxim të madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve të tyre dhe shqiptarë për veprimtari­në, vendndodhj­en, lidhjet e ngushta të eksponentë­ve kryesorë të kësaj bande me Edi Ramën, Ditmir Bushatin, Luan Harushën, deputetë të tjerë sicilistë", shkruan Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania