Panorama (Albania)

AMBASADORI I BE: LUFTA KUNDËR KRIMIT, PRIORITET

- ARISTIR LUMEZI

Për arrestimin e bandës "Bajri" reagoi dje dhe ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca. "Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, prioritet kryesor për Shqipërinë dhe për BE",- shkruan ambasadori në reagimin e tij në "Twitter". "Përshëndes operacioni­n e rëndësishë­m të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, TaskForca Speciale në bashkëpuni­m me disa forca policie të BE- së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BEnë", shkruan në llogarinë e tij në "Twitter", ambasadori Soreca.

Maxhoranca dhe opozita patën qëndrime të ndryshme ndaj arrestimev­e të bëra dje në Shkodër.

Kryeminist­ri Rama, përmes një statusi në "Twitter" u shpreh se forca e ligjit po përshkallë­zohet. "Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmëri­së sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmëri­në e Prokuroris­ë. Forca e Ligjit po përshkallë­zohet", shkruan Kryeminist­ri. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila më parë e kishte lidhur emrin e tij me familjen Bajri në Shkodër. "Sot është një ditë e mirë për Shkodrën, falë vendosmëri­së sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminaliz­uar kundërshta­rin, konfirmojn­ë suksesin e sotëm. # eGjithëVëm­endjaShkod­ranëve", shkruan Bushati.

OPOZITA Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, pas reagimit të ministrit të Jashtëm Bushati, ngriti një varg pyetjesh, duke i kërkuar ministrit Bushati të përgjigjet se "Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?!" "Meqë ministri i Ramës vendosi të ' flasë' dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve të tjera: Sa herë është takuar me Bajrët? Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësue­s dhe votues të opozitës? Sa vota ju ka kërkuar në zgjedhje që t'i bëjnë me ' mënyrën e tyre'? Sa herë ju ka çuar ' selam' në emër të Ramës? Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrët?", pyet Paloka ministrin e Jashtëm Bushati. Më herët përmes një shënimi në faqen e tij në "Facebook", Paloka pyeti Policinë, nëse gjatë përgjimeve që kanë bërë i ka dalë emri i ministrit Bushati, apo e kanë fshehur. "Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e Policisë në arrestimin e Bajrëve. ' Kemi 6 muaj që i përgjojmë', thuhet në deklaratë. Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar: A ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?!", pyet nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka. Pak javë më parë, Ervin Salianji akuzoi nga selia e PD- së maxhorancë­n se i jep mbështetje bandës së Bajrave. "Banda e Bajrëve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilit janë të terrorizua­r, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëv­e. Kryeminist­ri dhe ministri i Brendshëm kanë marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës, që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e bandës së Bajrëve, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojn­ë në celularët e të paprekshmë­ve dhe bandave të qeverisë", deklaroi Salianji.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania