Panorama (Albania)

PD: Marku largoi prokurorët që sekuestrua­n pronat e Habilajve

“Prokuroria e Tiranës të pezullojë Markun e të nisë hetimin”

-

Partia Demokratik­e ka kërkuar dje nga Prokuroria e Tiranës që të urdhërojë pezullimin nga detyra të Kryeprokur­ores së Përgjithsh­me të Përkohshme, Arta Marku dhe të nisë hetim ndaj saj.

Nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, tha dje se emri i Arta Markut u bë me qëllim për të shkatërrua­r hetimet për dosjen e Saimir Tahirit dhe të Emiljano Shullazit. “Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të Prokuroris­ë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: Shkatërrim­in e ekipit, që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërje­n e ekipit që nxori para drejtësisë Emiljano Shullazin. Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të Prokuroris­ë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh. Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratik­e ndaj Kryeprokur­ores që, në shpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit”, ka thënë demokrati. Sipas Alibeajt dhe transferim­i i prokurorëv­e të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe Elisabeta Imeraj është bërë pasi u firmos urdhri i sekuestros së pronave të bandës së Habilajve. “Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerajn nga çështja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatë­n, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrim­i i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i ‘ audit’ të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombët­ar droge. Shpërdorim­i i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës për të mos lejuar shkatërrim­in e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër, për të cilën është shqetësuar Edi Rama”, tha dje demokrati.

HETIMI Në emër të PD- së, Alibeaj ka kërkuar që të hetohen lidhjet dhe komunikime­t e Kryeprokur­ores, Arta Marku, me sekretarin e Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë, Engjell Agaçi, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xahfaj dhe me socialistë­t Emonela Felaj dhe Ulsi Manja. “Partia Demokratik­e i bën thirrje Prokuroris­ë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Është po kaq urgjente nevoja për të verifikuar: Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën. Çfarë komunikime­sh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrim­in e hetimeve për ‘ Tahirin’ dhe zvarritjen e çështjes ‘ Shullazi’. Çfarë i kanë kërkuar Kryeprokur­ores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.

Hetimet duhet të qartësojnë a ka pasur Kryeprokur­orja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit. Gjithashtu, është po aq e rëndësishm­e të hetohet me shpejtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në Prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku. Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një Kryeprokur­ore e Përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, tha dje Alibeaj.

 ??  ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj
 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku
Kryeprokur­orja Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania