Panorama (Albania)

Sistemi i ri teknologji­k për taksat përplas PD e PS

Ahmetaj: Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin

-

Partia Demokratik­e ka denoncuar dje tenderin e kontrollit të faturimit mbi bizneset, duke ngritur alarmin se kjo do të rrisë kostot nga 600 deri në 1000 euro për çdo biznes. Deputetët e PD- së, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, deklaruan dje se tenderi është korruptim dhe ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, por që biznesit do t'i shkaktojë një dëm deri në 100 milionë euro. Heqja e kasave të vjetra fiskale, sipas Tabakut, do t'i detyrojë bizneset që të blejnë sistemin e ri. "Nisma e qeverisë Rama, që mund të çojë në falimentim­in e mijëra bizneseve për shkak të rritjes drastike të kostove, vjen pak kohë pasi Edi Rama ashpërsoi ndëshkimin e bizneseve, duke dyfishuar gjobat për mosshtypje­n e kuponit tatimor. Në katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë paguar 3.7 miliardë euro taksa shtesë pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as më shumë investime. Tenderi korruptiv për monitorimi­n online të biznesit nuk do të zbatohet", ka thënë Tabaku.

REAGIMI Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u është kundërpërg­jigjur këtyre akuzave, duke i quajtur shifrat si imagjinare. Sipas Ahmetajt, sistemi nuk do të ketë kosto shtesë për biznesin, por do t'i ulë shpenzimet që i la sistemi i PDsë. "Procedura konkurrues­e në fjalë dhe kriteret e saj janë për- gatitur dhe shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit, agjencia me ekspertizë­n më të lartë për sistemet informatik­e në sektorin publik dhe për rrjedhojë, mbetet pronësi e vetë shtetit shqiptar dhe aspak koncesion i një kompanie private, aq më pak koncesion për TVSH apo absurdi i dhënies së të drejtave ekskluzive për ndryshimin e ligjeve të shtetit shqiptar. Sa u takon kostove imagjinare prej 600- 1000 euro për çdo biznes, apo 80- 100 milionë euro në total, theksojmë sistemi i ri NUK do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin; kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimi, por do të përditësoh­en me sistemin e ri duke ofruar opsione për sipërmarrj­en, pa kosto. Zonjës Tabaku dhe bashkëpunë­torit X të saj, që flasin me shqetësim për rritjen e taksave për biznesin, duhet t'i kujtojmë se platforma e partisë së tyre, është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdr­ejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve", ka thënë dje Ahmetaj.

 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku
 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania