Panorama (Albania)

"Deri në qershor, Edi Rama nuk do jetë më Kryeminist­ër"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar dje se Edi Rama nuk do të jetë më Kryeminist­ër i Shqipërisë deri në qershor. Sipas saj, për të gjitha zullumet që ka bërë Rama dhe qeveria e tij, e vetmja zgjidhje është ajo e largimit. "Unë kam përshtypje­n që Rama nuk do rezistojë dot deri për zgjedhje. Po, jam e bindur. Ka mënyra nga më të ndryshmet për të ikur. Ne s'e dimë se çfarë i ndodh Ramës. Rama edhe mund të çmendet sot, në fakt i çmendur është, por mund të kthjellohe­t nga çmenduria e tij dhe thotë që largohem. Me gjithë ato zullume që ka bërë ai, e vetmja zgjidhje është ajo", ka thënë kryetarja e LSI. Duke folur për aksionin e opozitës, Kryemadhi ka thënë se ai tashmë ka nisur me propozimin e institucio­nalizuar të vetingut të politikanë­ve. "Nuk mund të jetë veting i bërë sipas dëshirave të Edi Ramës apo segmenteve të Edi Ramës. Ka një vendim qeverie që njofton Bankën e Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë njofton gjithë bankat e nivelit të dytë ku është një listë me 400 emra. 380 e ca emra janë personazhe të opozitës dhe familjarëv­e të tyre. Pra, është Monika, vëllai i Monikës, nusja e vëllait të Monikës, Mond Haxhinasto, vëllai i Haxhinasto­s, Tit Vasili, Kejdi Mehmetaj etj. Pra, nëse ne do të bëjmë një transaksio­n në bankë, ne duhet të plotësojmë një formular për pastrim parash. Dhe në këtë listë nuk është vëllai i Edi Ramës dhe as gruaja e Edi Ramës, asnjë familjar tij. Kush është Edi Rama, që bën këtë listë me 400 emra? Çfarë përfaqëson Edi Rama sepse jam shumë dakord që t'i mund të fusësh në një listë të gjithë deputetët dhe familjarët e deputetëve", ka thënë ajo. Më tej, kryetarja e LSI- së ka shtuar se: "Po Edi Rama nuk është deputet? Arben Ahmetaj nuk është deputet? Mirela Kumbaro, Senida Mesi nuk janë deputete? Pse këta nuk janë në listë? Dhe nuk flet njeri për këtë, që është shumë e rëndë, shumë e turpshme, por dhe kriminale. Ka pafundësis­ht skandale, të cilat janë të panumërta në të gjithë jetën e tij si Kryeminist­ër, që ndoshta mendon se do të jetë Kryeminist­ër i përjetshëm. Edhe Enver Hoxha nuk ishte i përjetshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania