Panorama (Albania)

Basha: Rama pranoi se nuk e do vetingun e politikanë­ve

“Pyetja mbetet: Pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se Edi Rama e pranoi publikisht në emisionin "Opinion" se është kundër vetingut në politikë.

Kreu i PD- së tha dje se Kryeminist­ri nuk e do pastrimin e politikës nga krimi. Për Bashën, pyetje mbetet përse Edi Rama ka frikë nga vetingu i politikës. "Më në fund e pranoi: Ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: Pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!", shkruan Basha. Të premten, Rama e ka ironizuar Lulzim Bashën, duke i publikuar një video, me të cilin ishin montuar mimika e një klouni dhe më pas ishin disa deklarime të kreut të PD- së për Komisionin e Venecias.

QËNDRIMI Në intervistë­n e tij Rama tha se kreu i Partisë Demokratik­e ka gjetur me vetingun në politike një pretekst, pasi opozita nuk i fiton dot zgjedhjet. "Vetingu dy gjëra ka. Ne këtë çmenduri do e çojmë ne Komisionin e Venecias. Të jemi të qartë me njerëzit që ne jo nuk kemi frikë, por në qoftë se Venecia është një gjenialite­t se s'ka bërë vaki që ne do të caktojmë njerëzit që do na gjykojnë ne. E dyta, problemi i krimit në politikë nuk është fare kjo që thoni ju. Shqipëria është në tranzicion të gjatë, problemi i krimit në politikë është pasuria. Për pasurinë nuk flet njëri. Jo, mo, jo, e kemi dhe pasurinë", ka thënë Rama. Më tej, kreu i qeverisë ka thënë se ai kundërshto­n propozimin e demokratëv­e, pasi është një palaçollëk. "Te lidhjet me krimin kundërshto­j qëllimin, instrument­in të gjithë maskaradën. Kundërshto­j këtë palaçollëk të madh që një njeri hedh një gurë në lum dhe turren gjithë ta kapin. Po pse more, do bëjë Lulzim Basha vetingun e vetes vet. Vetingun moral e bën vota e qytetarëve dhe e bën BKH dhe SPAK. Politikanë­t nuk mund të hiqen nga jeta politike se të kapa unë një fotografi. Jeni në terezi", ka thënë Rama.

 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania