Panorama (Albania)

U filmuan duke marrë para, lihen të lirë policët

Merrnin deri në 300 euro për kalimin ilegal të kufirit

-

GJIROKASTE­R - Lirohen pesë policët e Kufirit, mbeten në burg dy shoferët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r ka dhënë masën e arrestit për gjashtë policët e Kufirit të ndaluar më 20 shtator. Për 5 prej tyre është dhënë masa "Arrest shtëpie" dhe konkretish­t për Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Afrim Çomo, Edmond Nikolla dhe Fatmir Beqo, ndërsa për Roland Gegën është caktuar "Detyrim paraqitjej­e". Ndërkaq, për shoferët Besnik Sinani dhe Kastriot Senka u dha masa "Arrest me burg". Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHCBA) në Gjirokastë­r arrestoi 6 punonjësit e Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, u arrestua dhe Besnik Sinani nga Fieri, ndërsa Kastriot Senka, po nga Fieri, u shpall në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, punonjësit e Policisë, në kohë të ndryshme, kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimi­t, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën "Shengen". Për disa muaj me radhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentua­r veprimtari­në e paligjshme të tyre. Mësohet se Specialist­ë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pas dyshimeve dhe informacio­neve të marra për lejim të paligjshëm të kufirit nga ana e efektivëve të Policisë, kundrejt pagesës, kanë organizuar disa herë situata provokuese për policët e Kufirit që operonin në terren. Ata kanë ofruar shuma prej 50 eurosh për person në mënyrë që të siguronin kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. E gjithë kjo është dokumentua­r nëpërmjet kamerave të fshehta, gjë e cila çoi dhe në arrestimin e tyre në kushtet e flagrancës. Efektivët e arrestuar janë punonjës Policie me një karrierë të gjatë pune në Policinë Kufitare. Ata dyshohet se merrnin deri në 300 euro sipas rastit specifik për t'u lejuar kalimin ilegal të kufirit personave që kishin probleme me lëvizjen e lirë. Arrestimi i tyre u bë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracioni­t, ku ishin thirrur në ambientet e kësaj drejtorie për një takim pune. Ndërkohë, përfaqësue­sit e SHÇKB Tiranë dhe ata të Gjirokastr­ës kanë bërë ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r për ndalimin e 6 efektivëve. Në pranga përfundoi dhe një prej bashkëpunë­torëve të tyre. Besnik Sinani punonte si shërbim taksi, duke kryer transporti­n e personave që kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ky nuk është rasti i parë i procedimit nga SHÇBA në Gjirokastë­r. Rreth 10 muaj më parë, kjo strukturë policore ka qenë objekt i një tjetër goditjeje, ku dy punonjës të Policisë Kufitare dhe një shtetas ranë në pranga gjatë operacioni­t "Green border" më të njëjtat akuza.

 ??  ?? Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastë­r
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania