Panorama (Albania)

Veliaj: Parking nëntokësor te "7 Xhuxhat"

"Para 3 vitesh as që diskutohej, sot po bëjmë të katërtin"

-

Edhe parking, edhe kënd lodrash. Ky është plani i bashkisë, që ka nisur zbatimin në një nga nyjet më problemati­ke në kryeqytet, te "Rruga e Elbasanit". "Jam jashtëzako­nisht entuziast për këtë projekt fantastik në Tiranë. Si çdo punë e bukur e bashkisë, edhe kjo punë ngjalli histeri, lajme të rreme, protesta, sharje, shpifje. Ja ku jemi sot! Është kati minus 2 i parkimit, do të ketë edhe një kat më sipër, kurse mbi sipërfaqen e parkimit rikthehet këndi i lojërave i "7 Xhuxhave". Nga një hapësirë publike e keqshfrytë­zuar, e dhënë në privat, sot nuk e kemi luksin të shpërdoroj­më asnjë centimetër katror, sidomos në një zonë që ka nevojë ulëritëse për parkim", deklaroi kreu i bashkisë, Erion Veliaj, një ditë më parë teksa inspektont­e ecurinë e punimeve. Sipas tij, kur mori nën drejtim bashkinë tre vite më parë, as që konceptohe­j një parking nëntokësor publik, ndërsa sot po ndërtohet i katërti, me dy kate dhe kapacitet 145 vendesh, ndërsa mbi të do të rikoncepto­het këndi ekzistues i lodrave për fëmijë "7 Xhuxhat". "Mbaj mend se para tre vitesh, në fushatë, as diskutohej parkingu publik nëntokësor i Bashkisë në Ti- ranë. Sot jemi duke bërë të tretin, më pas të katërtin te ' Qemal Stafa', pas atyre te sheshi ' Skënderbej' dhe ' Bulevardi i Ri', që tashmë kanë përfunduar", nënvizoi ai, teksa siguroi se duke punuar çdo ditë me një punë konkrete, Tirana do të jetë një mini Europë. Ky parking nëntokësor do të jetë me rëndësi edhe për faktin se pritet të zgjidhë definitivi­sht çështjen e parkimit në një nyjë shumë të rëndësishm­e në qytet. "Është në kryqëzimin kryesor të Unazës me Rr. e Elbasanit, pranë Liceut dhe shkollës së re ' Kosova', institucio­ne që kanë nevojë për parkim. Ndaj, sigurimi i mbi 145 vendeve parkim në ish- këndin e lojërave ' 7 Xhuxhat' dhe më pas rikthimi i këndit të lojërave mbi parkim, na zhbllokon një nyje shumë të vështirë për Tiranën. Partnerite­ti që kemi edhe me xhaminë, në anën tjetër të Lanës, ku edhe ata po bëjnë po aq vende parkimi, zgjidh përfundimi­sht çështjen e parkimit". Kryebashki­aku siguroi se edhe në mandatin e dytë, për të cilin ka deklaruar publikisht se do të kandidojë, do t'i kushtojë vëmendje e veçantë shtimit të vendeve të reja të parkimit nëntokësor në zona të tjera të kryeqyteti­t.

 ??  ?? Veliaj, dje në inspektimi­n e parkingut nëntokësor
Veliaj, dje në inspektimi­n e parkingut nëntokësor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania