Panorama (Albania)

Tmerri në traget, 209 të vdekur nga pakujdesia e kapitenit

-

Kapiteni i një trageti të mbingarkua­r me njerëz që lundronte në liqenin Viktoria është arrestuar pas vdekjes së më shumë se 200 njerëzve në Tanzani, të mbytur në fatkeqësin­ë e fundit detare në kombin e Afrikës Lindore. Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, tha se kapiteni është në paraburgim dhe urdhëroi arrestimin e të gjithë operatorëv­e të tjerë të tragetit, i cili u mbyt të enjten. Magufuli i tha kombit në një fjalim se kapiteni u largua nga drejtimi i tragetit, duke e lënë mjetin në duart e një personi të patrajnuar për punën. “Numri i të vdekurve u rrit në 209 të shtunën”, tha për “CNN” zëdhënësi i qeverisë, Hassan Abbas, por pritet të rritet ende pasi trupa të tjerë po nxirren nga uji. Raportet fillestare treguan për mbingarkes­ën që shkaktoi katastrofë­n vdekjeprur­ëse, por një hetim do të përcaktojë shkakun e saktë. Është e paqartë se sa pasagjerë ishin në bordin e tragetit. Ka raporte që mjeti i paracaktua­r për 100 vetë, kishte në bord 400 të tillë. Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra për të nxjerrë të mbijetuari­t nga uji. Ata janë ende në kërkim të qindra njerëzve, që ka gjasa të kishin hipur në anijen e mbipopullu­ar. “Është pak e vështirë të gjesh numrin e saktë për shkak të faktit se trageti u përmbys me njerëzit dhe bagazhet”, tha ministri i Transporti­t, Isack Kamëele. “Ne duhet të largojmë bagazhet në fillim për të kërkuar trupat”. Një inxhinier që ndodhej në traget ishte mes njerëzve të shpëtuar të shtunën. Ai ishte mes tetë inxhinierë­ve në bordin e tragetit, kur ai mjet u përmbys. Ai ishte i mbyllur brenda dhomës së motorit që nga e enjtja dhe kjo e ndihmoi të mbijetonte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania