Panorama (Albania)

Delawie: SHBA s’do pranojë gjithçka nga marrëveshj­a

Pakti Kosovë- Serbi, Veseli: S’do lejojmë ndryshim kufijsh

-

Para largimit të tij nga Kosova, ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili mbaroi mandatin e tij, e ka qartësuar qëndrimin e SHBA në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi.

Edhe pse SHBA është shprehur pro heqjes së tabuve të kufijve, pra, i ka lënë të lirë Thaçin dhe Vuçiçin të diskutojnë për këmbimin e kufijve, ai është shprehur se SHBA nuk do të pranojë çfarëdo zgjidhje që del nga dialogu. Mediat në Kosovë citojnë Presidenti­n, Hashim Thaçi, të thotë se ka përkrahjen e plotë të SHBA- së për arritjen e një marrëveshj­e për korrigjimi­n e kufijve. Por, ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie, duke iu referuar një marrëveshj­eje të mundshme mes vendeve, ka thënë se SHBA nuk pranon gjithçka që del nga dialogu. Në një intervistë për “Koha Ditore”, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që marrëveshj­a mes Kosovës e Serbisë të burojë nga dialogu, por nuk do të pranojnë gjithçka që arrihet aty. “Ne nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka. Ne kemi thënë se do ta shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe se do të shprehim shqetësime­t tona nëse do t’i kemi. Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshm­e, e pranuar nga qytetarët e dy vendeve, duhet t’i kontribuoj­ë stabilitet­it të rajonit dhe jo të dobësojë stabilitet­in”, ka thënë Delawie. Gjatë javës, ambasadorj­a amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se SHBA- ja nuk ka ndryshuar pozicion ndaj Kosovës. Ajo e ka quajtur zë individual brenda administra­tës deklaratën e Këshilltar­it për Siguri Kombëtare, John Bolton, i cili kishte thënë se nëse palët arrijnë marrëveshj­e, SHBA nuk përjashton rregullimi­n territoria­l. Ideja e korrigjimi­t të kufijve kërkohet me shumë ngulm nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai kërkon të përfshijë Luginën e Preshevës, që tashmë ndodhet brenda territorit të Serbisë, në territorin e Kosovës, teorikisht pa dhënë asgjë për Serbinë. Por, të gjithë besojnë se kjo do të shkojë drejt shkëputjes së Veriut të Kosovës dhe marrjen e Liqenit të Ujmanit dhe minierës së Trepcës nga Serbia. Për këtë, Beogradi po lobon dhe lufton fort.

Situata politike në Kosovë nuk është aspak në favor të Presidenti­t Thaçi. Të gjitha palët politike, përfshirë edhe kreut të PDK- së që dikur drejtohej prej tij, janë kundër idesë që Thaçi ka “pranuar” nga Serbia, pra, këmbimit të territorev­e. Ndërkohë që Vetëvendos­je po përgatitet për një protestë masive kundër Thaçit, ku do të marrin pjesë edhe komunitete të tjera si boshnjakët, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëkohësis­ht kreu i PDK- së, Kadri Veseli, ka folur për mediat gjermane rreth dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të tij për zgjidhjen finale të mundshme. Veseli ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territores­h dhe në asnjë mënyrë Asociacion të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive. “Nuk do të ketë ndarje dhe nuk do të ketë asociacion të me pushtet ekzekutiv”, ka deklaruar Veseli. Sa për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, Veseli është shprehur kundër. Ai beson se për shqiptarët e Luginës zgjidhja më e mirë do të ishte që të kërkonin të drejta më të mëdha. “Serbia, si një vend i pavarur, duhet të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar komuniteti­n shqiptar atje”, theksoi ai për mediat gjermane. “Do të punojmë edhe më shumë për të integruar komunitete­t tona, serbët dhe komunitete­t tjera. Ndarja nuk është një opsion për Kosovën. Ne duam të integrohem­i në komuniteti­n europian dhe në NATO, dhe në këtë kuptim roli gjerman është shumë i rëndësishë­m për ne si Kosovë”, ka nënvizuar me tej Veseli, duke qenë në një linjë me qëndrimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania